LAJMI I FUNDIT:

UEFA merr vendimin për të ndryshuar rregullat në Ligën e Kampionëve – kjo do të shkaktojë kaos

UEFA merr vendimin për të ndryshuar rregullat në Ligën e Kampionëve – kjo do të shkaktojë kaos

UEFA ka bërë një tjetër ndryshim të madh të rregullave në Ligën e Kampionëve për të mbrojtur integritetin e garës në sezonet e ardhshme.

Liga e Kampionëve pritet t’i nënshtrohet ndryshimit më të madh në historinë e saj sezonin e ardhshëm, pasi faza tradicionale e grupeve do të zëvendësohet me një ligë ku bëjnë pjesë të gjitha ekipet.

Numri i ekipeve që mund të kualifikohen do të rritet nga 32 në 36, dhe të gjitha këto ekipe pra do të vendosen në një ligë dhe do të luajnë nga tetë ndeshje me njëra-tjetrën.


Por, si pjesë e këtij sistemi të ri, është konfirmuar se UEFA do të bëjë një tjetër ndryshim në kalendarin e ndeshjeve, diçka që tifozët e futbollit do ta pëlqejnë.

Daily Mail raporton se për shkak të shqetësimeve për integritetin e garës, ndeshja e fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të luhet në të njëjtën ditë që nga sezoni i ardhshëm, për herë të parë në histori të kësaj gare.

Kjo për shkak se duke marrë parasysh që të gjitha ekipet konkurrojnë si pjesë e një ligë, kjo mënyrë siguron që asnjë ekip të mos fitojë avantazh duke luajtur më vonë se sa një ekip tjetër në grupin e tyre.

Kjo është padyshim një recetë për skena kaotike në ditën e fundit, me numrin e vogël të ndeshjeve dhe numrin e madh të ekipeve që me shumë mundësi do të marrin pjesë, dhe do të ketë shumë ndeshje për të luajtur kur bie fjala për kualifikim në play-off./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori