Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë ka dënuar përjetë Xhuliano Hoxhën dhe me 16 vite Euglen Halilin për dy vrasje në Elbasan, atë të Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj.
Për Hoxhën mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë që vendosi dënimin përjetë të tij, ndërsa Apeli i zbriti vetëm një vit të penduarit të drejtësisë që zbërtheu vrasjet, Euglen Halili, duke e dënuar përfundimisht me 16 vite burg. Vendimi në Apelin e Posaçëm erdhi pas ankimit të SPAK, të dënimeve që dha Shkalla e Parë.
Organi i akuzës kishte kërkuar 30 vite burg për Hoxhën dhe 12 vite për Halilin lidhur me kryerjen e dy vrasjeve, ngjarje këto që dyshohet se janë sponsorizuar nga Erjon Alibej.
Vrasja e Emiljano Ramazani ndodhi më datë 20 Korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan dhe ajo Regis Runaj më datë 29 Korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, në afërsi të varrezave të të njëjtit qytet. Vrasja e Emiljano Ramazanit, i njohur me nofkën ‘Rramani’, dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh për drogën, pasi ai njihej si shpërndarës kokainë në qytet, ndërsa pak ditë pas ekzekutimit, u gjet i vrarë edhe miku i tij i ngushtë Regis Runaj, 23 vjeç, i vrarë me thikë, dhe më pas trupi i tij është hedhur buzë rrugës afër varrezave të qytetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Babai plagosi të bijën dhe më pas vrau veten, i afërmi: Vajza ishte e divorcuar, fëmijët i kishte marrë i ati
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?
Aktualisht 50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare