LAJMI I FUNDIT:

ASK prezanton planet për regjistrimin e popullsisë – 3,500 regjistrues dhe 900 mbikëqyrës të angazhuar

ASK prezanton planet për regjistrimin e popullsisë – 3,500 regjistrues dhe 900 mbikëqyrës të angazhuar
Sheshi "Nënë Tereza", Prishtinë /Foto: Ridvan Slivova

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë ( ReKos 2024) ka filluar nga data 5 prill dhe do të zgjasë deri më 17 maj 2024.

Për javën e parë të këtij procesi, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në një konferencë për media do të prezantojë ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë.

Për procesin e regjistrimit të popullsisë në terren, do të flasë U.d Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati.


“Regjistrimi i Popullsisë është një proces tejet voluminoz dhe kompleks që kërkon mbështetjen dhe përfshirjen e të gjithëve. Kjo konferencë mbledhë të gjithat palët e përfshira, si dhe palët e interesit që mund të kontribuojnë në këtë proces për ta lehtësuar punën në terren të Regjistrimit të Popullsisë”, njofton ASK.

Konferenca mbahet në ambientet e ASK-së, duke filluar prej orës 10:00.

Në Projektin e Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) janë angazhuar rreth 3500 regjistrues dhe rreth 900 mbikëqyrës. Numri i mbikëqyrësve dhe regjistruesve në secilën komunë përcaktohet në varësi të numrit të popullsisë dhe shtrirjes hapësinore të Zonave Regjistruese (ZR).

Komunat kanë një rol qendror operacional në këtë strukturë gjithëpërfshirëse. Komisionet Komunale të Regjistrimit (KKR) kryejnë punë profesionale dhe teknike në nivel të komunës së tyre, ku monitorojnë procesin dhe ndihmojnë mbikëqyrësit dhe regjistruesit në zgjidhjen e çdo situate që mund të lindë në terren.

Regjistrimi i Popullsisë është projekti më i madh, kapital dhe kompleks në një vend në kohë paqeje dhe kërkon një mobilizim profesional, politik, financiar dhe logjistik.

Regjistrimi i Popullsisë kryhet çdo 10 vjet dhe në të regjistrohen të gjithë qytetarët e vendit.

Përmes këtij procesi mundësohet grumbullimi i të dhënave për popullsinë, ekonomitë familjare dhe banesat dhe pasqyrimi i gjendjes statistikore në terren, në nivel vendbanimi, komune dhe shteti.

Regjistrimi i fundit i popullsisë është kryer në vitin 2011. Sipas këtij regjistrimi, Kosova ka mbi 1.7 milionë banorë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë

Lajme
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Kalo në kategori