Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj mori sot pjesë në homazhe në nderim të luftëtarëve të rënë për liri në Smolicë të Gjakovës dhe në një akademi përkujtimore në Grabanicë të Klinës.
Ai ka thënë se përpjekjet shekullore të shqiptarëve për liri kanë njohur luftën për liri dhe heroizmin e pashembullt në secilën pëllëmbë të atdheut.
“Sot në dy ngjarje të ndara, kam nderuar dhe jam përulur para sakrificës së luftëtarëve të lirisë. Në Smolicë të Gjakovës, kam marrë pjesë në përurimin e Lapidarit të të rënëve nga ky fshat, qendër e luftimeve të ashpra që nga fillimi i luftës. Lapidari i ngritur, përjetëson kujtimin për heronjtë: Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lataj, Florim Sejdiu, Sokol Nuzaj, Demush Lataj, Ali Demaj, Avdyl Hasanaj, Burim Hamza, Afrim Nuza dhe Musa Balija”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se “gjithashtu me homazhe në Grabanicë dhe akademi përkujtimore në Klinë, kemi nderuar jetën dhe veprën e bashkëluftëtarit Shaqir Krasniqi, epror i UÇK-së, që dora tradhtare e rrëmbeu para njëzet vjetësh”.
“Përkujtimet e ngjarjeve dhe personazheve që e bënë historinë tonë kombëtare, përpos krenarisë, na motivojnë edhe më shumë për të ecur para, për ta bërë atdheun vatër të ngrohtë, të sigurt e të zhvilluar, me mirëqenie për brezin tonë, e me të ardhme të ndritur për fëmijët tanë. Respekt të përjetshëm për të rënët. Heroizmi i tyre u trashëgoftë,” ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë