LAJMI I FUNDIT:

I PAMPOSHTUR

I PAMPOSHTUR

Poezi nga: William Ernest Henley
Përktheu: Alfred Kola

Nga nata që më ka mbuluar
Pol më pol si gropë nxirosur
Ç’është perëndi e kam uruar
Veç për shpirtin e pamposhtur.

Në gjendjet kur nuk duron dot
As kam qarë e as jam prapsur.
Dhe kur fati të vë nën shkop
I paepur, kokëpërgjakur.


Tej këtij vendi mërì e lot
Tmerri hijen ka lëshuar,
Dhe i kanosur jetë e mot
S’do më gjejë të frikësuar.

S’ka rëndësi porta e ngushtë,
Listë e gjatë që mban ndëshkim,
I fatit tim, zot jam unë,
Jam kapiteni i shpirtit tim.

I PAMPOSHTUR (përkthyer nga Maksim Rakipaj)
Lexo po ashtu I PAMPOSHTUR (përkthyer nga Maksim Rakipaj)