Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpall Shitjen e Aseteve me Likuidim 65 e cila përmban 27 aseteve atraktive që gjenden në Kosovë. Ky është një rast i volitshëm për ndërmarrësit e rijnë që të funksionalizojnë kompanitë e tyre në asetet që janë shpallur për shitje nga AKP.
Në rajonin e Prishtinës ofrohen për shitje 4 lokale afariste të madhësive të ndryshme duke filluar me lokalin 113m² në rrugën “Luan Haradinaj” deri në 24.66m² lokali në Dardani, të përshtatshme për zhvillim të veprimtarive afariste. Në rajonin e Prishtinës, konkretisht në Lipjan ofrohet poashtu një objekt për shitje si dhe në Gadime.
Në rajonin e Mitrovicës ofrohen 9 lokale afariste për shitje, lokalet kanë hapësira të ndryshme duke filluar prej 168m² deri tek lokali me 56.4m². Në rajonin e Mitrovicës në këtë shitje është përfshirë edhe toka dhe objekti i NSh Agrokultura Stacioni i Vjetër i Veterinës në rrugën “Adem Voca”.
Ndërkaq në rajonin e Prizrenit ofrohen tri lokale atraktive të përshtatshme për zhvillim të industrive të ndryshme tjera afariste me hapësirë prej 134m² deri tek lokali me hapësire prej 60m². Në këtë shitje janë përfshirë edhe dy lokale të NSh IMF në Podgoricë, Mal të Zi.
Të gjitha këto asete të ndërmarrjeve shoqërore paraqesin mundësi të shkëlqyer për zgjerim të biznesit apo iniciativa të reja biznesore në vendin tonë.
Shpallja publike për këto asete është bërë sot me 4 prill 2024. Ndërsa dorëzimi i ofertave bëhet me datë 24 Prill 2024. Gjatë kësaj periudhe palët e interesuara e kanë mundësinë që të marrin informata më të detajuara si dhe t’i vizitojnë për së afërmi pronat e ofruara për shitje.
Ofertat e mbyllura për njësitë/asetet që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve me Likuidim nr.65 duhet të dorëzohen në “Sallën e konferencave – Hoteli Grand”, në Prishtinë me datën 24 prill 2024, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, të shoqëruara edhe nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, ashtu siç është parashikuar për secilin artikull. Kurse hapja e ofertave do të bëhet po të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 12:30.
Për më shumë informata, palët e interesuara mund të kontaktojnë AKP-në, Njësinë për Marketing dhe Marrëdhënie me Investitorë, Rruga “Dritan Hoxha Nr.55”, 10000 Prishtinë, Kosovë.
Tel: + 383 (0) 38 500 400, lok. 1090
e-mail: shitja@pak-ks.org / sales@pak-ks.org
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPërfito nga subvencionimi 40% i Qeverisë dhe oferta fantastike nga MeritaTerm
Shtëpia juaj e ardhshme që është aq afër zemrës së qytetit sa është afër natyrës - Kompleksi Linda
50 gram më shumë ajkë Schmand në çdo paketim – më shumë shije, më shumë shëndet!
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
IPKO feston 25 vjetorin e themelimit nën moton: 25 vjet të mbushura me momente të PARA! 25 vjet IPKO
A do ta përcaktojnë të ardhmen e kriptovalutave zgjedhjet presidenciale amerikane?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ndërhyrja e Zelenskyt kur Trump thotë se ka marrëdhënie të forta edhe me Putinin – pastaj reagimi i ish-presidentit amerikan
Sveçla pas aksionit në Pejë ku u sekuestruan mbi një ton drogë: Prapa grilave është vendi i kriminelëve
Delegacioni turk dhe delegacione të tjera u larguan nga salla gjatë fjalimit të Netanyahu në OKB
Kjo verë ishte më e ngrohta e regjistruar në Evropë - por jo për të gjithë
Turki Alalshikh ka gjetur kundërshtarin e radhës për Daniel Dubois
Zelensky ua paraqet politikanëve amerikanë 'planin e fitores' – tregon se për çfarë bëhet fjalë