Nora Visoka – Weller, avokate dhe studiuese në Universitetin e Kembrixhit tha se institucionet e Kosovës duhet t’i menaxhojnë pronat e manastireve e kishave serbe.
Duke folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit ajo tha se vendimi është dashur të zbatohet edhe më parë.
Sipas saj, Kosova duhet të dëshmojë se është shtet që zbaton ligjin e vet.
Megjithatë Weller thotë se problematika ekziston te menaxhimi i kësaj toke në të ardhmen.
“Çka duhet bëhet tani, është të bisedohet rreth menaxhimit të kësaj toke, çka do të bëhet në atë tokë. Sepse kisha edhe tani në tokat që i ka, prodhon verë, prodhojnë gjëra të ndryshme, por askush nuk e di sa si, sa dhe çka bëhet aty, sepse kisha është plotësisht e mbyllur”, deklaroi ajo.
Sipas Weller, tani duhet të krijohet një komunikim i hapur në mes të kishës dhe autoriteteve lokale dhe qendrore të Kosovës.
“Nuk mund të mbahet më dera mbyllur, dhe nuk ka nevojë të komunikohet përmes ambasadave të ndryshme. Tani nuk guxon me ekzistu një komunikim i tillë dhe të shikohet se si do të menaxhohet toka”, theksoi Visoka – Weller.
Duke folur për objektin e ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës, Nora Weller ritheksoi se ai objekt nuk mund të quhet kishë, sepse është ndërtuar në mënyrë të dhunshme dhe ilegale dhe nuk konsiderohet si objekt që ka ndonjë vlerë por si simbol i metodave që ka pas regjimi i Millosheviqit që të okupojë sa më shumë territore.
“Nuk është një kishë, është një objekt që reprezenton dhunën e viteve 90-ta. Më shumë se aq jo. Natyrisht për Kishën Ortodokse Serbe ata mund të pretendojnë se është një kishë, por çka mund të reprezentojë kjo kishë? A ka ndodhur diçka e rëndësishme historike aty? I vetmi fakt që ka ndodhur është se është ndërtuar në kohë kur ka pas regjim të dhunshëm nga Serbia”, theksoi ajo në “RTK Prime”.
Mes tjerash Weller tha se qëllimi i Kishës Ortodokse Serbë nuk është vetëm t’i mbrojë objektet por që të krijojë identitet serb në të gjitha vendet ku ekzistojnë kishat ortodokse serbe.
Tutje, Weller tha se problemi kryesor është fakti se këto kisha serbe në Kosovë mbrohen nga UNESCO si territor i Serbisë, sepse UNESCO nuk e njeh Kosovën dhe i trajton këto objekte si në territor të Serbisë.
“Një prej dështimeve më të mëdha të Kosovës këto vitet e fundit është pasiviteti ndaj çështjes së anëtarësimit në UNESCO. Vërtetë nuk e kuptoj pse këto vitet e fundit nuk është bërë asgjë në drejtim të UNESCO-s”, tha ajo.
Weller foli edhe për shkatërrimin e objekteve të trashëgimisë së Kosovës gjatë luftës, ku rikujtoi se janë shkatërruar objektet fetare, artefakte e literaturë persiane. Ajo theksoi se Kosova nuk ka bërë shumë për dokumentimin e shkatërrimit të trashëgimisë kulturore gjatë luftës.
“Ka ndodhë një shkatërrim sistematik i çfarëdolloj historie përveç asaj serbe. Dhe këto janë dokumentuar më së miri nga dy studiues amerikanë të cilët kanë qenë edhe dëshmitarë kundër, në gjykimin e Millosheviqit. Dhe aty ka mbetur dokumentimi i Kosovës”, tha Weller, e cila theksoi se dokumentimi i shkatërrimit të trashëgimisë kulturore është çështje shumë e rëndësishme kombëtare.
Ajo mes tjerash foli edhe për studimin e saj për “trashëgiminë atrocitare”, që ka të bëjë me ndodhitë tragjike të luftës si varrezat masive dhe vendet ku zbulohen mbetje mortore të të masakruarve gjatë luftës në Kosovë.
Duke folur për varrezat masive në Serbi, studiuesja tha se në Batajnicë mund të ketë ende mbetje mortore të të masakruarve në Kosovë.
Lidhur me deklaratat se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid, ajo tha se Kosova duhet të mësojë një metodë diskrete, të mos bëjë konkluzione të shpejta e mos t’i publikojë ato.
“Ne vazhdimisht flasim se çka do bëjmë, si do bëjmë, si do e padisim Serbinë, në anën tjetër Serbia del e para në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe na paditë ne ose na gjykon ne për çështje që nuk i kemi bërë”, theksoi Visoka – Weller.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë