LAJMI I FUNDIT:

Një marins vrapoi me qenin që askush nuk dëshironte ta adoptonte, reagimet e tyre bëjnë të gjithë të qeshin

Një marins vrapoi me qenin që askush nuk dëshironte ta adoptonte, reagimet e tyre bëjnë të gjithë të qeshin

Wesley Swainston, një marins dhe vullnetar nga Karolina e Veriut, ndau një video virale të vetes duke vrapuar me qentë e strehimit në llogarinë e tij TikTok @forthedogs_.

Swainston shkoi për vrap me Cindy, Rooster dhe Honda, qen që askush nuk i do sepse kanë shumë energji. Cindy u kthye në strehë dy herë për shkak se ishte shumë aktive, ndërsa Rooster dhe Hondo u kthyen për arratisje shpesh.


“Njerëzit nuk e kuptojnë se punonjësit e strehës nuk janë përgjegjës për ushtrimin e qenve. Vullnetarët e bëjnë këtë. Qentë janë krijuar për të vrapuar dhe për të lëvizur, kjo me të vërtetë bën një ndryshim të madh në jetën e tyre dhe e bën trajnimin e tyre më të lehtë për mua”, tha Swainston në një intervistë me Newsweek.

@forthedogs_Running With Shelter Dogs! Would you adopt them??♬ Paris – 3Hzwave

Videoja është parë deri më tani nga më shumë se dy milionë njerëz dhe shumë prej tyre kanë dënuar pronarët që i kanë kthyer këta qen në strehimore.

“Qentë e racës së pastër të punës, të cilët kanë shumë energji, shpesh përfundojnë në kafaze, sepse njerëzit nuk e kuptojnë se sa kohë duhet të investohet në to”, shkroi një përdorues i TikTok.

“Më vjen keq Cindy. Njerëzit duhet të mësojnë më shumë rreth racës para se të vendosin të marrin një qen”, shtoi një tjetër.

“Kjo video duhet të bëhet virale. Kjo është dëshmi se ne të gjithë mund të bëjmë diçka për t’i ndihmuar këto foshnja të ngujuara në strehimore, edhe pse nuk është faji i tyre”, ka shkruar një përdorues i tretë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit

Fun
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez

Bëhet virale krijimtaria e artistit kinez "Shkallët drejt Parajsës"

Interesante
Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Imazhe - dizajni i të cilave është argëtues dhe krejtësisht i çuditshëm

Interesante
Aligatori

Aligatori "e mposht" nxehtësinë e Florida-s duke u zhytur në një shatërvan

Fun
Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Fun
Kalo në kategori