“Bërtit se të bën mirë për shëndetin fizik dhe mendor”, thonë studimet e fundit
Shumica e njerëzve (veçanërisht vajzat) janë rritur duke dëgjuar këshilla për të mos bërtitur dhe për të folur me qetësi në çdo kohë që të mos duken agresivë.
Por e vërteta është që e bërtitura mund të përdoret (dhe është konfirmuar nga shumë vajza dhe gra) si një mjet çlirues ndaj emocioneve negative.
Njësoj si meditimi në pasqyrë, të bërtasësh mund të të ndihmojë të çlirosh energjinë negative, dhe në një periudhë afatshkurtër të ndihmon fizikisht dhe mendërisht.
Nëse të themi se në Suedi është një zonë universitare ku çdo natë në 10 të mbrëmjes dëgjohen ulërima nga dritaret, do trembeshe apo mezi do prisje të shkoje? Tradita në fjalë është quajtur “The Flogsta Scream” emërtuar sipas zonës ku performohet çdo natë dhe është përhapur si ritual që çliron nervat dhe largon stresin, e respektuar më së shumti nga një grup i gjerë studentësh.
E bërtitura, në thelb, është një reagim i njohur që para se të zhvillohej komunikimi linguistik dhe është mjaft i përdorur edhe mes kafshëve, për shembull majmunët, të cilët lajmërojnë rrezikun duke bërtitur.
Te njerëzit, e bërtitura zakonisht është një mënyrë e vetëdijshme ose jo për të reaguar në situata të caktuara rreziku, dhimbjeje apo parehatie.
Kur je në një situatë të papëlqyeshme, të ngresh zërin të vendos në pozicionin e agresorit dhe të largon nga ai i viktimës. Në kuptimin më negativ, e bërtitura është një reagim traumatik që në njëfarë mënyre i jep zë dhimbjes që ndjen personi në atë çast.
Studiuesit kanë dalë në rezultatin se e qara dhe e bërtitura kanë të njëjtin efekt çlirues. Imagjino veten duke i dalë përballë detit dhe duke bërtitur. I gjithë tensioni duket sikur hidhet në det, citon Anabel.
Në disa vende të botës, si rasti i Suedisë që përmendëm më lart, ka grupe të krijuara me këtë qëllim, çlirimin nga e bërtitura si terapi, e cila nxit hormonet e mirëqenies të aktivizohen dhe ul stresin.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025