LAJMI I FUNDIT:

U refuzua nga “universiteti i ëndrrave”, postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

U refuzua nga “universiteti i ëndrrave”, postimi i djaloshit ngjall reagime në rrjete sociale

Shumë studentë dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit në universitetin e tyre të ëndrrave.

Disa e kanë atë mundësi, megjithatë, të tjerë përballen me refuzim.


Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me një përdorues të rrjeteve sociale i cili e ndau lajmin se është refuzuar nga Universiteti Stanford i SHBA-së, përcjell Telegrafi.

Por, pavarësisht nga refuzimi, ai “ende do të ndryshojë botën”.

“Unë u refuzova nga Stanford sot, megjithatë, do të ndryshojë botën akoma”, shkroi Amal në X.

Postimi ka marrë vëmendje të madhe nga përdoruesit e internetit me njerëzit që rrëfenin historitë e tyre të refuzimit nga universitetet.

“Jam refuzuar 3 herë nga Stanford, mos u dorëzo, vazhdo”, shkroi njëri nga ta.

“Tingëllon si fillimi i një filmi. Suksese Amal”, tha një tjetër komentues. /Telegrafi/