LAJMI I FUNDIT:

Brenda ‘qytetit të fshehur’ në Kansas City – kompleksit më të madh të biznesit nëntokësor në botë

Brenda ‘qytetit të fshehur’ në Kansas City – kompleksit më të madh të biznesit nëntokësor në botë

Një objekt “i fshehur” ku qindra punonjës shkojnë në nëntokë për të punuar është interesant për t’u vizituar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për SubTropolis në Kansas City, Missouri, i cili ka mijëra apo miliona metra katrorë hapësirë dhe është shtëpia e punëtorëve që prodhojnë dhe ruajnë gjithçka, nga paketimi i ushqimit te makinat.

Por pavarësisht nga madhësia e tij, objekti ka të gjitha “predispozitat” që shumë njerëz të mos e dinë që ekziston – sepse e gjithë gjëja ndodhet rreth 50 metra nën nivelin e sipërfaqes.


Bëhet fjalë për kompleksin që pretendohet se është “Kompleksi më i madh i biznesit nëntokësor në botë”.

SubTropolis, i cili ekziston që nga viti 1964, ndodhet vetëm 10 minuta larg nga distrikti qendror i biznesit të Kansas City në Missouri dhe 20 minuta nga Aeroporti Ndërkombëtar i Kansas City.

Vetë kompleksi në fakt është krijuar nga një minierë gëlqerore – e njohur si Bethany Falls – që besohet të jetë rreth 270 milionë vjet e vjetër.

Ajo që ka mbetur është një hapësirë e madhe nëntokësore me tavane të larta rreth 5 metra, e mbështetur nga shtylla të mëdha.

Vetëm për t’i shtuar madhështinë të gjithave, objekti përmban një rrjet tunelesh rreth 12 metra të gjerë të ndara nga këto shtylla, të kompletuara me dysheme betoni.

Dhe të qenit kaq larg nën tokë ka avantazhet e veta – kryesisht fakti që temperatura në SubTropolis mbahet në një nivel të qëndrueshëm 18-21°C gjatë gjithë vitit – dhe çdo gjë që ruhet atje është e mbrojtur nga lagështia dhe elementë të tjerë.

Andaj, nuk është për t’u habitur që vendi përdoret nga shumë kompani si një objekt magazinimi, dhe është gjithashtu i popullarizuar me ato që përdorin makineri të ndjeshme, pasi nuk bëhet shumë i nxehtë apo shumë i ftohtë.

Pra, cilat biznese kanë ngritur dyqane në SubTropolis?

Epo, ka gjithçka nga tregtia elektronike, kompanitë farmaceutike dhe të shëndetit të kafshëve, deri te magazinimi dhe paketimi dhe shpërndarja e ushqimit.

Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit janë ndër ato që kanë marrë hapësirë këtu, si dhe Ford, Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve dhe Zyra Postare e SHBA-së – të cilët përdorin objektin për të ruajtur qindra miliona pulla postare.

Le të mos harrojmë edhe për Automotive Alley, me objektin nëntokësor pranë uzinave të Ford dhe GM të Kansas City.

Ford ishte një nga kompanitë e para që u zhvendos në SubTropolis kur u hap dhe e përdori për një kohë të gjatë hapësirën për të ruajtur automjetet e vjetra.

Dhe kompanitë e magazinimit të ushqimit përdorin gjithashtu hapësirën – me një firmë hotelierie në pronësi familjare, Paris Brothers, duke zbuluar se ata përdorën SubTropolis për të ruajtur produkte të tilla si kokrra kafeje të papjekura, si dhe mbi 600 lloje djathi.

Bashkëpronari Joseph Paris ka thënë se “lagështia 55% deri në 65% është ideale për të ruajtur kafen tonë të papjekur”.

Siç vënë në pah mediat, përcjell Telegrafi, aktualisht vlerësohet se rreth 1,600 njerëz punojnë në SubTropolis, i cili është i qasshëm nga niveli i rrugës nëpërmjet një numri hyrjesh të ndryshme – dhe kureshtarët gjithashtu mund të hyjnë me makinë dhe të hedhin një sy përreth.

Megjithatë ai nuk është i vetmi objekt industrial nëntokësor në SHBA, me Mega Cavern, një tjetër ish-shpellë gëlqerore e kthyer në vend pune të hapur për biznes në Louisville, Kentucky.

Por ky është më i madhi – dhe me më shumë hapësirë të disponueshme për zgjerim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Spanja përgatit udhëzuesin për të ndihmuar qytetarët t'i përgjigjen rreziqeve që lidhen me një luftë të mundshme

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori