LAJMI I FUNDIT:

Djali i Elizabeth Hurley thotë se për të ishte normale të xhironte të ëmën në skena intime gjatë një filmi

Djali i Elizabeth Hurley thotë se për të ishte normale të xhironte të ëmën në skena intime gjatë një filmi
Foto: Getty Images

Damian Hurley ka thënë se për të ishte ‘normale’ të drejtonte skenat seksuale të nënës së tij, Elizabeth Hurley.

Modeli dhe regjisori, 31 vjeç, bëri bujë vitin e kaluar kur u zbulua se nëna e tij, e njohur për rolet e saj në “Austin Powers: International Man of Mystery”, “Bedazzled” dhe “Gossip Girl”, u shfaq në filmin e tij të ri, duke interpretuar skena intime me një grua tjetër.


Kur u shfaqën detajet e filmit të ri, të titulluar “Strictly Confidential”, shumë venë në dyshim organizimin – por Damian, i cili është djali i Elizabeth me producentin e ndjerë të filmit Steve Bing, ka shpjeguar tani pse kjo situatë “e çuditshme” është normale për ta.

Foto: Lionsgate

Ai tha për The Sunday Times: “E urrej të them se ndihej krejtësisht normale. Nuk e di se çfarë thotë kjo për ne”.

Të gjitha lajmet nga Elizabeth Hurley
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Elizabeth Hurley

“Po flisja me shumë miq të mi të cilët janë gjithashtu gjenerata e dytë e prindërve në industri. Ata thonë saktësisht të njëjtën gjë: se gjëra për të huajt që mund të duken krejtësisht të çuditshme dhe të jashtëzakonshme, për ne thjesht jemi rritur me këto”.

Foto: Lionsgate

Ai shtoi se Elizabeth, 58 vjeçe, e mësoi atë për seksin në një moshë “të re” dhe ishte më shumë si një vëlla apo një prind për të.

Artisti theksoi gjithashtu se dyshja ishin aq të rehatshme në xhirime saqë ata shmangën përdorimin e një koordinatori të intimitetit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina
Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Hatërmbetje me Gracianon, Erjola: Ishte një ndër situatat më të hidhura në Big Brother

Magazina

"Fenomen me 70 mijë ndjekës në Instagram" - përplasje e ashpër mes Donaldit dhe Ronaldos për finalistët e BBVA

Magazina
Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Melinda Ademi e pranon se është e dashuruar: Jam shumë e lumtur

Magazina
Kalo në kategori