“Nuk e dija se burrat preken nga kanceri i gjirit”: Katër-pesë raste brenda vitit në QKUK
“Ajo që shoh, nuk më pëlqen” – ishin fjalët që shtangën Valonin gjatë një vizite mjekësore. Nuk e kishte menduar kurrë se burrat mund të sëmuren nga kanceri në gji, derisa vetë u diagnostikua me të.
“Familja! Si do ta lë!”, ishte gjëja e parë që i kishte shkuar në mendje babait të dy fëmijëve. Shpesh e perceptuar gabimisht si sëmundje vetëm e grave, kanceri i gjirit prek edhe burrat.
Deri në 1 për qind e rasteve të diagnostikuara janë burra, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Mendoja se mamografi bëjnë vetëm gratë”
Valoni ishte 38 vjeç kur u diagnostikua me sëmundjen. Një lojë krejt e zakonshme me të birin ishte bërë shkas që ta vizitonte mjekun.
“Teksa po luanim, papritmas, djali m’u hodh në gjoks. Ndjeva një dhimbje të madhe, të papërshkrueshme, por nuk fola me askënd… Shkova në banjë, e preka gjoksin dhe pashë se kisha një kokërr”, kujton ai për Radion Evropa e Lirë.
Menjëherë kishte nisur të shfletonte faqe në internet. Me informacionet që i shfaqeshin, i shpeshtoheshin edhe të rrahurat e zemrës.
“A i prek kanceri i gjirit edhe burrat… Gjithçka që lexoja, e vëreja në trupin tim”…
Dilemave dhe dyshimeve nuk u bëri ballë gjatë dhe iu drejtua Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Pas analizave të njëpasnjëshme iu rekomandua të bënte edhe mamografinë – një ekzaminim me rreze, që përdoret për të zbuluar dhe diagnostikuar sëmundje të gjirit.
“Unë mendoja se mamografi bëjnë vetëm gratë, jo edhe burrat”, kujton sot 40-vjeçari.
“Me të dalë rezultati, radiologia më tha: ajo që shoh, nuk më pëlqen”.
Fillimisht ndjeu mosbesim, ankth dhe trishtim për lajmin që “nuk kishte menduar se do ta dëgjonte ndonjëherë”.
Mjekët i thanë se kancerin që kishte në gji, e kishte në fazën e tretë, apo në një stad agresiv.
“Nuk u ndjeva mirë, por nuk kisha kohë të mendoja shumë”, thotë Valoni.
Dhe, ashtu siç i rekomanduan mjekët, iu nënshtrua operacionit të parë, pa e ditur se do të kishte nevojë edhe për të dytin.
“Uh, shumë gjëra më kanë shkuar në mend. Fëmijët ishin të vegjël”.
“E, çfarë nëse nuk ia dal?”, kishte menduar përkundër optimizmit që thotë se kishte.
Disa muaj pas ndërhyrjes së parë kirurgjikale në QKUK dhe trajtimit me terapi, analizat i treguan se sëmundja nuk ishte tërhequr plotësisht.
I duhej edhe një operacion për të hequr komplet gjirin dhe për të mënjanuar edhe disa probleme të tjera që i kishte shkaktuar.
“Ai ishte operacion shumë i vështirë dhe në Kosovë nuk bëhej, për shkak të rasteve të rralla… Pas disa konsultimeve, gjeta një mjek në Shkup. Dhe, atë vit, unë isha pacienti i tij i gjashtë”, rrëfen Valoni.
Për ta mposhtur plotësisht sëmundjen beson se e ndihmoi edhe pozitiviteti i tij.
Dy vjet më vonë, edhe pse vazhdon ta marrë nga një tabletë në ditë, thotë se jetës i është kthyer normalisht, e “ndoshta edhe me më shumë vrull”.
Asnjë simptomë, apo ndryshim në trup, nuk duhet të neglizhohet, thotë Valoni.
Këtë thirrje bëjnë edhe profesionistët shëndetësorë.
Pesë raste në vitin 2023
Kanceri i gjirit është problematik te burrat, njësoj sikurse te gratë, thotë drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi.
Për shkak se burrat hezitojnë të vizitojnë mjekun dhe për shkak të keqkuptimeve se vetëm gratë mund të kenë kancer në gji, kanceri i tyre është zakonisht më i avancuar në kohën kur diagnostikohet, thotë ai.
“Ata [burrat] paraqiten te mjeku vetëm kur kanë dhimbje dhe kur kanë probleme me lëvizje të dorës”, thotë Kurtishi.
Në klinikën që udhëheq ai, vitin e kaluar u regjistruan pesë raste të reja të burrave me kancer në gji, krahasuar me katër raste në vitin 2022. Nga viti 2012, në total, ishin rreth 30 raste.
“Mosha mesatare e këtyre personave është rreth 40 vjeç”, thotë Kurtishi për Radion Evropa e Lirë.
Faktorët që e shkaktojnë këtë sëmundje te burrat janë hormonalë, sipas tij, por “lidhen edhe me bazën gjenetike dhe me faktorë të jashtëm, si: mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, e alkoolit e të tjerë”.
Simptomat përfshijnë: kokërr në gji ose ënjtje të tij, skuqje ose iritim të lëkurës rreth gjirit, dhimbje e të tjera.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian