LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur 300 fëmijë përleshen me rojet e sigurisë në një qendër tregtare në Londër

Momenti kur 300 fëmijë përleshen me rojet e sigurisë në një qendër tregtare në Londër

Së fundmi, janë publikuar pamjet e momentit tronditës kur 300 fëmijë futen në një qendër tregtare dhe përplasen me rojet e objektit në ditën e parë të Pashkëve.

Pamjet e kaosit në Milton Keynes të Londrës kanë lënë të habitur përdoruesit e rrjeteve sociale, pasi dhjetëra fëmijë shihen teksa vrapojnë brenda qendrës tregtare.

Pasi i ka dëgjuar ulërimat, Wintess Janey Chandler e ka lajmëruar menjëherë policinë, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.


“Nuk e kisha idenë se çfarë ishte, por të gjithë rreth meje dukeshin të frikësuar. U largova nga dyqani pasi mendova se mund të ishte një sulm me armë ose ndonjë lloj sulmi”, tha Chandler.

“Kur dola jashtë e kuptova se plot nxënës shkolle ishin në përleshje ndërsa njerëzit përreth filmonin”, shtoi ajo.

36 vjeçarja e përshkroi situatën si “të frikshme” me fëmijët agresivë që po shanin rojet e sigurisë.

Bëhet e ditur se pasi policia ka shkuar në vendngjarje të rinjtë janë shpërndarë.

“Një urdhër shpërndarjeje është vendosur në Milton Keynes pas një incidenti të sjelljes antisociale që përfshin 300 fëmijë”, tha policia e vendit, duke theksuar se patrullimet do të vazhdojnë.

Pamjet e incidentit mund t’i shihni KËTU. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Aksident në Kroaci, autobusi nga Kosova del nga rruga - policia jep detajet e para

Kroacia

"Kështu duket demokracia" - mijëra qytetarë në mbarë SHBA-në protestojnë kundër politikave të Trumpit

Amerika
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

SHBA mund të zbulojë planin e paqes të Trumpit për Ukrainën, që në fillim të javës së ardhshme

Evropa
Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Zhvendosja e banorëve të Gazës do të ishte e përkohshme, thotë Rubio

Azia
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin

Botë
Kalo në kategori