LAJMI I FUNDIT:

Sigal Prishtina fiton në fund ndaj Besëlidhjës dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Sigal Prishtina fiton në fund ndaj Besëlidhjës dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Në çerekfinalen më interesante deri më tani, Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Besëlidhjes me rezultat 79:80 (28:9, 17:22, 17:28, 17:21).

Skuadra e Besëlidhjes e filloi ndeshjen për mrekulli dhe në çerekun e parë ishin shumë më të mirë se prishtinasit, duke e fituar këtë pjesë 28:9.


Epërsia u ngrit në periudhën e dytë, deri në 22 pikë, 35:13, por prishtinasit filluan të këndellen dhe pjesa e parë përfundoi 45:31.

Epërsia e Besëlidhjes u shkri edhe më shumë në periodën e tretë, pasi skuadra nga Prishtina ishte më e mirë dhe shifrat pas 30 minutash ishin 62:59. Drama vazhdoi në dhjetë minutat e fundit, ku të dy skuadrat kishin mundësi të fitonin.

Vendimtare ishte një treshe nga Donte Clark i Prishtinës për 78:80, derisa në aksionin e radhës, Hysa shënoi një pikë nga gjuajtja e lirë, kurse në të dytën nuk ishte i saktë, derisa Julian Hamati kërceu në sulm dhe gjuajti për dy pikë, por nuk ishte i saktë dhe Sigal Prishtina triumfoi 79:80.

Sigal Prishtina të premten në gjysmëfinale do të ndeshet me Trepcën, kurse gjysmëfinalja tjetër është ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Final 8 i Liga Unike Lajthizës po zhvillohet në Vlorë.

Në trend Sport

Më shumë
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen:

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: "Ja ku po shkojmë"

La Liga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

Largim definitiv - Barcelona ia cakton çmimin Araujos

La Liga
Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Italia me gjashtë skuadra në Ligën e Kampionëve, ka një mundësi si mund të ndodhë kjo

Serie A
Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Wayne Rooney zbulon skandalin e lojtarëve të Man United - nëse vërtetohet do ketë pasoja

Premier League
Kalo në kategori