LAJMI I FUNDIT:

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27 mars të këtij viti në stacionin policor në Prizren është raportuar se një person nga Ferizaj i cili bashkë me bashkëshorten e tij ishte në pushime në fshatin turistikë Prevallë, kishte dalë për shëtitje në natyrë dhe nuk ishte kthyer më.

“Personi si i zhdukur është raportuar nga bashkëshortja e tij. Ajo raporton se bashkëshorti i saj është larguar nga vendbanimi rreth orës 18:30 dhe nuk dihet se ku është , bashkëshorti i saj është A. M. i lindur më 1963”, thuhet në njoftim.

Pas raportimit në polici, janë dërguar zyrtarët policor për të hetuar rastin dhe për të kërkuar viktimën, kërkimit i është bashkuar edhe njësia e Zjarrfikësve nga Prizreni si dhe familjarët e të zhdukurit


“Të njëjtën dite, rreth orës 23:09 personi i zhdukur është gjetur, viktima kishte rene në një humnerë rreth 5 metra poshtë rrugës, viktima është nxjerre nga njësitet policore dhe me emergjence është dërguar ne Spitalin Rajonal në Prizren pasi kishte lëndime sipërfaqësore për të cilat është trajtuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori