LAJMI I FUNDIT:

Sachpizza me risinë më të fundit – PINSA ROMANA tradicionale italiane tani edhe në Kosovë

Sachpizza me risinë më të fundit – PINSA ROMANA tradicionale italiane tani edhe në Kosovë

Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e ushqimit në Kosovë nga viti 2009, është gati të sjellë një përvojë të re për shijen e klientëve të saj. Për herë të parë në Kosovë, ata do të ofrojnë një produkt të shumë kërkuar globalisht – Pinsa Romana. Pinsa Romana, një specialitet i origjinës italiane, ka fituar një reputacion të jashtëzakonshëm për shijen e saj unike. Pinsa Romana është lloj pice që ka origjinën në Romë, Itali. Ajo karakterizohet nga forma e saj ovale dhe brumi i saj i veçantë, i cili përfshin një përzierje të grurit, orizit, dhe miellit të sojës, së bashku me një periudhë të gjatë fermentimi – zakonisht 48 deri në 72 orë. Ky proces i fermentimit ndër të tjera e bën brumin më të lehtë për tretje – kjo është arsyeja pse është në trend në të gjithë botën.

Sachpizza ka sjellë katër shije të mrekullueshme të Pinsës që përfshijnë:

Pinsa Romana: Shije klasike me mozzarella, domate cherry dhe bazilik, që përfaqëson thjeshtësinë dhe shijen e pasur të kuzhinës italiane.

Pinsa me kërpudha truffle: Një kombinim i shijshëm që sjell shijen e mrekullueshme të Truffle dhe freskinë e kërpudhave.

Pinsa Bianca me pule: Një zgjedhje e lehtë dhe e shëndetshme me pulë për ata që kërkojnë diçka ndryshe nga e zakonshmja.

Pinsa me dardhë dhe gorgonzola: Një miks i guximshëm dhe i shijshëm i ëmbëlsisë së dardhës me shijen e butë të djathit gorgonzola.

Sachpizza gjithashtu ka filluar bashkëpunimin me njërën nga kompanitë më prestigjioze në botë për prodhimin e djathit në Belgjikë, dhe tashmë të gjitha pizzat dhe pinsat do të shërbehen me mozzarella 100% dhe jo përzierje të ndryshme djathi, siç ndodh rëndom në treg. Ky hap garanton cilësinë më të lartë të produkteve të tyre dhe përmirëson ndjeshëm shijen dhe cilësinë e përgjithshme të ushqimit që ofrojnë.

Me këtë hap të ri, Sachpizza rrit gamën e produkteve që ofron në treg, duke e bërë atë një destinacion ende më tërheqës për dashamirësit e ushqimit të shpejtë dhe cilësor. Pinsa Romana është në dispozicion në të gjitha pikat e tyre të shitjes, duke filluar nga data 22 Mars.

Siç e dini tashmë, Sachpizza mund ta gjeni në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Për të mësuar më shumë dhe për të provuar këtë shije, vizitoni Sachpizza-në sot!

Për më shumë informata, ndiqni Sachpizza në rrjetet sociale: @sachpizza (instagram), @sachpizzaofficial (tiktok), Sachpizza (facebook).

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Bajrami i kundërpërgjigjet Ministrisë së Financave: Koncentrohuni, pas tri viteve s'keni qenë në gjendje me e përfundu asnjë projekt të madh

Ekonomi
Kalo në kategori