Teksa në Tiranë, çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkurt ishin më të larta se vitin e kaluar dhe tezgat janë plot me prodhime importi, fermerët e serrave në Lushnjë-Fier dhe Berat po hedhin prodhimet në kanalet e vaditjes.
Fotoja që shoqëron lajmin është një kanal në zonën e Samaticës në Berat, me intensitetin më të lartë të serrave në vend. Kanali është mbushur me kastravecë të serrave, të cilët nuk po shiten nga çmimi i ulët, raporton Monitor.
Mariglen Ziu, i cili ka një serrë ku kultivon perime prej vitesh, tha se tani në kulmin e prodhimit, janë rritur spekulimet.
Një kilogram kastravec, në pikat pakicës në Tiranë, është shitur këto ditë nga 100-140 lekë, teksa fermerët e serra nuk mund të shesin më shumë se 30 lekë një kilogram.
“Ky çmim është shumë poshtë kostos. Që të sigurojmë mbijetesën, na duhet që së paku të shesim me 60 lekë një kilogram “ tha Ziu.
Ai tha se biznesi i serrave vijon të jetë me rrezik të lartë i varur nga kushtet e motit dhe kushtet e tregut.
Vitin e kaluar, për shkak të dobësive në prodhim, në vendet e tjera të Mesdheut fermerët e serrave siguruan fitime të kënaqshëm pasi shitën me shumicë në fermë me 100 lekë kilogramin, domatet dhe kastravecët.
Por këtë vit, situata ka ndryshuar. Prodhimi i sezonit të parë të perimeve ka qenë i mbarë në të gjithë Mesdheun duke bërë që çmimet në eksport të jenë më të ulëta.
Por teksa fermerët e Europës mbrohen nga ndryshimet në çmimet e tregut, pasi subvencionohen, fermerët shqiptare janë tërësisht të ekspozuar ndaj ndryshimeve. Humbjet e një sezoni për ta janë shumë pasi, kjo ndikon negativisht mbjelljet e dyta dhe investimet në rritjen e sipërfaqeve.
Në tregjet e pakicës në Tiranë një kilogram kastravec në shkurt u shit së paku 4.6% më shumë se vitin e kaluar, ndërsa çmimet me shumicë në sera kanë pësuar rënie me 70% ne krahasim me vitin e kaluar.
Përveç se nuk kanë mbështetje financiare fermerët janë të pambrojtur nga spekulatorët. Prodhimi është në kulm dhe vjelja nuk mund të shtyhet.
Grumbulluesit marrin prodhimin pa çmime gjatë ditës dhe më vonë gjatë darkës vendosin çmime të ulëta ndaj fermerëve të cilët nuk mund të mbajnë stoqe.
Në anën tjetër, kanalet e importit të ushqimeve janë rizgjuar dhe po intensifikohen, duke dekurajuar edhe më tepër fermerët dhe blegtorët të ushtrojnë profesionin e tyre.
Për të gjithë vitin 2023, importet e ushqimeve në sasi u rritën me 10% në krahasim me vitin 2022, zgjerimi më i lartë në dy dekadat e fundit.
Në dhjetor, sasitë e importeve të ushqimeve janë intensifikuar edhe më shumë, duke u rritur me rreth 27% në raport me dhjetorin 2022 dhe në janar 2024 ishin 20% më të larta se në janar 2023. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
Deri në fund të muajit do të përfundojë procedura për shpërndarjen e mjeteve nga kredia hungareze për kompanitë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova