Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sot ka propozuar Bedri Hamzën kandidat për kryeministër të ardhshëm të Republikës së Kosovës.
Krasniqi, në një konferencë për media, tha se Hamza është njeriu i duhur për këtë pozitë dhe për kohën në të cilën po kalon Kosova, andaj edhe i ka kërkuar që të marrë këtë përgjegjësi.
“Unë, sot jam krenar dhe shumë i lumtur që ta prezantoj para jush Bedri Hamzën, kandidatin tonë për Kryeministër të Republikës së Kosovës. Njeriu që do ta ringjallë ekonominë tonë, njeriun që do ta udhëheqë ekipin më të denjë për ta rikthyer Kosovën në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Bedriu është i dëshmuar, është i provuar, është i përkushtuar dhe i gatshëm. Bedri Hamza është njeriu i duhur për këtë detyrë. Arritjet e tij në të kaluarën si Ministër i Financave, si Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovë, por edhe të arriturat e tanishme si Kryetar i Mitrovicës, flasin më së miri për punën e tij. Në secilën detyrë publike, Bedriu ka shkëlqyer dhe ka lënë prapa rezultatet të mëdha. Ai ka dëshmuar se gjithmonë i ka shërbyer të mirës së përbashkët dhe është siguruar që askush të mos mbetet prapa”, tha ai.
Duke kërkuar që zgjedhjet e reja të mbahen sa më parë, sepse është dëshmuar se çdo ditë e Qeverisë Kurti në pushtet është ditë e humbur për Kosovën, Krasniqi tha se modelit aktual të udhëheqjes nga një njeri, PDK do t’i vë përballë modelin e udhëheqjes nga një ekip.
“Ekonomia dhe mirëqenia e qytetarëve është dështimi më i madh i kësaj qeverie dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Megjithatë, të dashur bashkëqytetarë, sot nuk është koha për dëshpërim apo dorëzim. Është koha për veprim, për bashkim dhe për vendosmëri të palëkundur për të mundësuar ringjalljen e Kosovës, rikthimin e besimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Në këtë fushë do të jetë edhe beteja për qeverinë e re. Për ta ndaluar rënien e mëtejme dhe për të sjellë prosperitet për të gjithë, pa dallim”, shtoi ai.
Krasniqi tha se një detyrë e tillë kërkon qëndrueshmëri, përkushtim, transparencë, drejtësi, por mbi të gjitha përvojë dhe kompetencë.
“Kjo detyrë kërkon në ballë një shërbyes publik të dëshmuar, me përvojë, dhe të përkushtuar për të rikthyer Kosovën në binarët e zhvillimit. Një udhëheqës që kurrë nuk është lëkundur në besnikërinë dhe angazhimin e tij ndaj shtetit tonë. Një lider që u ofron qytetarëve para-shikueshmëri dhe siguri. Dhe Kosova e ka një personalitet të tillë”, potencoi ai.
Krasniqi tha se ky vendim nuk nënkupton se ai si kryetar i partisë po e shmang një përgjegjësi, por sot Kosova është në udhëkryq mbi të gjitha për shkak të ekonomisë së rënduar e të stagnuar, theksoi se pesha e vendimeve të tyre definon fatin e saj.
“Gjithmonë e kam parë veten si një lider politik i cili mundëson frymën e bashkëpunimit dhe suksesit, pa konsideruar ambicien personale si prioritet. Sepse, sot nuk është koha e ambicieve personale. Sot nuk është koha e protagonizmave liderist. Sot është koha për të mbledhur në një vend të gjitha potencialet e vendit tonë, për t’i dhënë Kosovës një qeveri të re, kompetente, vizionare dhe që mendon për secilin qytetar. Një qeveri që udhëheqë me modesti e pa arrogancë, me frymë ekipore e gjithëpërfshirëse. Kjo është mënyra se si unë e perceptojmë shërbimin publik. Ne jemi këtu për të shërbyer, jo për të na shërbyer. Dhe në këtë drejtim, do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin Kosovës një drejtim të ri. Unë dhe PDK jemi të përkushtuar për këtë qëllim. Kjo është arsyeja pse sot e shpalli Bedri Hamzën si kandidatin tonë për kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Përtej PDK-së, Bedriu na bashkon të gjithëve. Dhe Bedriu do të punojë për të gjithë. Unë dhe të gjithë ne në PDK, e jam i bindur se edhe shumë qytetarë, përtej dallimeve politike, do të punojmë shumë për t’u siguruar se Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, theksoi Krasniqi.
Ndërsa, kandidati i sapo propozuar për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se ndjehet i vlerësuar nga përgjegjësia që i është dhënë.
Ai tha se Kosova ka nevojë për rritje më të përshpejtuar ekonomike.
“Ndjehem i vlerësuar nga përkrahja e kryetarit të PDK-së, nga strukturat e PDK-së. Përtej që ndihem i nderuar, e marr edhe si përgjegjësi. Kosova ka nevojë për rritje më të përshpejtuar ekonomike. Duke njohur nga afër Kosovën e para luftës dhe pas luftës, në komunë qeveri, ministri dhe në BQK…jam i vendosur të kontribuojë në avancimin e Kosovës në të gjitha fushat”, ka thënë Hamza. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!