LAJMI I FUNDIT:

Kontratat për këpucë, çizme e uniformë të Policisë së Kosovës, drejtori Hoxha flet në Komision

Kontratat për këpucë, çizme e uniformë të Policisë së Kosovës, drejtori Hoxha flet në Komision

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot ka raportuar në Komisionin parlamentar për Siguri lidhur kushtet e policëve e çështje tjera që ndërlidhen me institucionin e sigurisë.

Hoxha para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka folur edhe lidhur me kushtet logjistike të policëve, duke njoftuar për kontratat për këpucët, çizmet e uniformat.

Ai tha se gjatë vitit që shkoi kanë punuar shumë në këtë drejtim në mënyrë që të kenë kontrata të mira që adresojnë çështjet e policisë.


“Kemi arritur të kemi kontrata të mira që adresojnë disa prej çështjeve që janë përmendur në media dhe komision. Kemi kontratë për këpuca për Policinë e Kosovës për tri vitet e ardhshme… kemi kontratë për çizme të policisë dhe jemi në proces të nënshkrimit të kontratës për uniformë të zyrtarëve policorë të rendit publik”, tha Hoxha.

Drejtori i Policisë po ashtu bëri të ditur se një komisioni i veçantë është duke punuar në hartimin e specifikave dhe negocimit për uniformat operacionale të policisë, derisa tha se kanë pasur kontratë ku kanë blerë armë, pajisje e autoblinda të cilat i plotësojnë disa prej nevojave imediate.

Hoxha më tej përmendi edhe nënshkrimin e një memorandumi të bashkëpunimit me Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës që mundëson që policët të trajtohen me prioritet dhe nëse ndonjë polic ka nevojë për trajtim jashtë vendit t’i mundësohet një gjë e tillë.

“E dimë që kjo nuk i zëvendëson sigurimet shëndetësore, por të paktën është një lëvizja para”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori