LAJMI I FUNDIT:

BQK miraron Manualin e Mbikëqyrjes për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

BQK miraron Manualin e Mbikëqyrjes për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, ka miratuar Manualin e Mbikëqyrjes të Bazuar në Rrezik për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit (PPP/LFT).

Siç njofton BQK, qëllimi i këtij Manuali është ngritja e kapaciteteve mbikëqyrëse drejt qasjes së bazuar në rrezik e cila mundëson identifikimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit si dhe përshtatjen e strategjisë mbikëqyrëse në përputhje me rrezikun e paraqitur.

“Me hartimin e këtij kuadri të mbikëqyrjes, qasja e bazuar në rrezik integrohet në të gjitha elementet e konceptit të programit të mbikëqyrjes së institucioneve financiare për pajtueshmërinë me parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit njëkohësish na mundëson që të demonstrojmë që mbikëqyrja e pajtueshmërisë me PPP/LFT realizohet duke u mbështetur në praktikat më të mira si dhe në pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të FATF (Financial Action Task Force)”, thuhet në njoftim.


Ky manual është përgatitur me asistencën teknike nga projekti i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës kundër krimit ekonomik (PECK III).

“Prandaj, me këtë rast BQK-ja falënderon Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

“BQK mbetet e përkushtuar për të avancuar kornizën ligjore dhe rregullative duke zbatuar standardet me të larta, me mbështetjen e partnereve strategjik, në pajtim me objektivat e saj dhe Planin Strategjik 2024-2028”, thuhet në fund.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Murati: Sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për katër komunat veriore të vendit

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori