LAJMI I FUNDIT:

Nga depresioni shikon reflektimin në gurët e varrezave – pata e vetmuar bëhet me partner të ri

Nga depresioni shikon reflektimin në gurët e varrezave – pata e vetmuar bëhet me partner të ri

Pata e vetmuar Blossom kalon ditët e saj duke u endur rreth varrezave Riverside në Marshalltown, Iowa, pasi mbeti e ve në mënyrë tragjike kur partneri i saj Bud u vra nga një kafshë e egër.

Pasi kaloi pesë vjet në krah të partnerit, duket se tani është në gjendje mjaft depresive sa që për t’i bërë shoqëri e shikon reflektimin e saj në gurët e varreve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ky moment është kapur nga ekipi i varrezave të cilët i publikuan pamjet menjëherë në rrjete sociale me mbishkrimin ‘një partner për shoqëri’.


Fatmirësisht për Blossom, një partner i ri iu gjet menjëherë, Frankie.

Ai është dërguar në varrezat Riverside nga pronari Deb Hoyxt dhe bëhet e ditur se marrëdhënia e patave po shkon shumë mirë. /Telegrafi/