LAJMI I FUNDIT:

Angellovska-Bezhoska: Po punojmë shumë për t’iu bashkuar SEPA-s

Angellovska-Bezhoska: Po punojmë shumë për t’iu bashkuar SEPA-s

Guvernatori i Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ka bërë deklaratën se vendi po bën një hap drejt anëtarësimit në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Në një intervistë për agjencinë rajonale të lajmeve SeeNews, Guvernatori Angellovska-Bezhoska u shpreh se miratimi i ligjit të ri për shërbimet dhe sistemet e pagesave, si dhe një sërë aktesh nënligjore të harmonizuara me rregulloren e BE-së, janë hapa kyç për këtë proces, përcjell Telegrafi.

Nëpërmjet këtij integrimi, qytetarët dhe kompanitë do të kenë mundësi të kryejnë pagesa në euro për shtetet anëtare të BE-së dhe një numër të madh vendesh jo-anëtare të BE-së në një mënyrë të shpejtë, të sigurtë dhe efikase. Kjo përparësi do të sjellë zvogëlimin e kostove të transaksioneve ndërkufitare, duke ndihmuar veçanërisht në rritjen e remitencave nga qytetarët tanë nga jashtë.


“Kostot e transaksionit të importit dhe eksportit janë shumë të rëndësishme për firmat, si dhe për ekonominë tonë në tërësi, duke qenë se ajo është shumë e hapur. Ulja e kostove për kompanitë do të ndihmonte në rritjen e përgjithshme të ekonomisë. Për të arritur këtë qëllim, duhet të vazhdojmë të harmonizojmë rregulloret tona me SEPA-n, si dhe të përgatisim vetë infrastrukturën e pagesave”, thekson Angellovska-Bezhoska.

SEPA përfshin 36 vende, duke përfshirë 27 shtete anëtare të BE-së, 3 vende nga Zona Ekonomike Evropiane (ZEE) dhe 6 vende të zgjeruara gjeografikisht që nuk janë anëtare të ZEE-së. Rënja e tarifave për transaksionet financiare në Ballkanin Perëndimor në fillim të këtij viti reflekton një hap të njëjtë drejt përafrimit të rregulloreve me ato të SEPA-s. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen

Lajme
Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Plagoset një polic në Zllakuqan të Klinës nga persona që kishin hyrë në shtëpinë e një prifti

Kronika e Zezë
Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Rasti i rëndë i Alma Arrazit – mesazhet me tone kërcënuese që ia dërgonte bashkëshorti Erdgysi

Lajme
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Politikë
Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Arrestohet një polic në Gjakovë, dyshohet për ngacmim seksual të një të miture

Kronika e Zezë
Kalo në kategori