Austria tashmë mban një rekord të ri në futboll – golin më të shpejtë në histori të kombëtareve
Futbollisti austriak, Christoph Baumgartner, ka shënuar pas vetëm gjashtë sekondave lojë në miqësoren që Austria e fitoi mbrëmë (e shtunë) me rezultat të pastër 2-0 ndaj Sllovakisë, duke regjistruar kështu golin më të shpejtë në histori të futbollit me kombëtare.
24-vjeçari vrapoi nga mesi i fushës dhe i tejkaloi tre lojtarë para se të bënte një gjuajtje precize nga jashtë zonës e cila përfundoi në cepin e portierit sllovak.
Rekordi i mëhershëm mbahej nga Lukas Podolski i cili gjatë kohës sa përfaqësonte Gjermaninë, kishte shënuar ndaj Ekuadorit në 2013, pasi kishin kaluar vetëm shtatë sekonda nga fillimi i ndeshjes.
Përndryshe, lojtari Andreas Weimann i cili u fut në lojë nga banka rezervë, shënoi golin e fitores për Austrinë, teksa kishin mbetur tetë minuta nga përfundimi i takimit.
Austria’s Christoph Baumgartner scored the fastest goal in the history of international football tonight!
It took him just six seconds to find the back of the net against Slovakia ?pic.twitter.com/brKMsDELh5
— Balls.ie (@ballsdotie) March 23, 2024
Austria po vazhdon përgatitjet për Euro 2024 me ndeshje miqësore ndaj Turqisë, Serbisë dhe Zvicrës. Ata do të përballen në Kampionatin Evropian me Francën, Holandën dhe njërën nga Polonia ose Uellsi.
Çuditërisht, kjo arritje e Baumgartner pothuajse u eklipsua vetëm disa orë më vonë gjatë ndeshjes miqësore mes Gjermanisë dhe Francës.
Pasi bërë rikthimin e tij në kombëtare, veteranit gjerman Toni Kroos iu deshën vetëm tetë sekonda për të dhuruar një asistim.
Ai nuk humbi kohë pasi ndeshja filloi dhe bëri një pasim të mençur në drejtim të Florian Wirtz, i cili më pas në mënyrë spektakolare e finalizoi aksionin nga një distancë prej 25 metrash./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kush do të shpallej kampion në Ligën Premier nëse nuk do të përdorej VAR-i këtë edicion
Mikel Arteta tregon dy ndeshjet kryesore këtë sezon që i kushtuan Arsenalit humbjen e titullit
Aro Muric mund të mbetet pjesë e Ligës Premier – ekipi i njohur shfaq interesim për yllin kosovar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251