LAJMI I FUNDIT:

Si rrallëherë, paralizohet jeta pas vrasjeve masive në Moskë – anulohen të gjitha aktivitetet në Rusi

Si rrallëherë, paralizohet jeta pas vrasjeve masive në Moskë – anulohen të gjitha aktivitetet në Rusi

Rusia ka anuluar të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive në vend.

Ministria ruse e Kulturës ka thënë se të gjitha ngjarjet argëtuese dhe masive janë anuluar në të gjithë vendin.

Të shtëna masive në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë, raportohet për viktima dhe të plagosur
Lexo po ashtu Të shtëna masive në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Të gjitha ngjarjet masive në Moskë u anuluan pas të shtënave në sallën e koncerteve “Crocus City Hall”.

Turmat po mblidheshin për të ndjekur koncertin e grupit rus të Rock-ut, “Picnic”, ku thuhet se ishin shitur mbi 6200 bileta.

Theksojmë se të paktën 40 persona kanë humbur jetën ndërsa mbi 100 janë plagosur, raporton bbc.

Autoritetet ruse konfirmojnë: Të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur pas sulmit masiv në Moskë
Lexo po ashtu Autoritetet ruse konfirmojnë: Të paktën 40 të vdekur dhe mbi 100 të plagosur pas sulmit masiv në Moskë

Sulmuesit përdorën gjithashtu eksploziv, duke shkaktuar një zjarr masiv në sallën më të madhe të koncerteve.

Ndryshe, ambasada amerikane në Rusi javë më parë kishte paralajmëruar për sulmin në kryeqytetin rus. /Telegrafi/

https://twitter.com/visegrad24/status/1771244961347915939