LAJMI I FUNDIT:

Në 25 vjetorin e vrasjes së aktores Adriana Abdullahu, Kurti: Magjia e Adrianës jeton mes nesh

Në 25 vjetorin e vrasjes së aktores Adriana Abdullahu, Kurti: Magjia e Adrianës jeton mes nesh

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përkujtuar sot aktoren Adriana Abdullahu në 25-vjetorin e vrasjes së saj nga forcat serbe.

Ai ka thënë se me vrasjen e Adriana Abdullahut ish-regjimi serb sulmoi artin dhe artistët e Kosovës.

“Magjia e Adrianës jeton mes nesh dhe vazhdon të na frymëzojë. Adriana quhet ‘Engjëlli i Dodonës’ e teatri i qytetit të saj, Ferizajt, quhet “Teatri Adriana”. Sepse një shpirt si ai i Adrianës nuk mund të shuhet. Atë nuk e bën dot koha, nuk e lejon shoqëria, nuk e mundëson vepra dhe përvoja e saj njerëzore. E nuk do ta lëmë as ne, si udhëheqje politike e Republikës së Kosovës,” tha Kurti.


Adriana Abdullahu njihet për talentin e rrallë në aktrim, për të cilën kryeministri Kurti tha se do të jenë model i rezistencës për jetë dhe liri në vendin tonë.

“Kur e vranë, Adriana Abdullahu ishte 23-vjeҫare. Ishte një vit më e re se unë. Po të mos e vrisnin, Adriana do të ishte sot një vit më e re se unë. Mbrëmë isha në teatrin “Dodona”, dhe aty u dha një shfaqje e ciklit “Atmospheres” të Javës së Frankofonisë. Një shfaqje e shkëlqyeshme, magjepse “B+B=BB”, për figurën e Brigitte Bardot, teksa ajo eglendisej në situatat dhe veprat e historisë moderne të kulturës dhe artit francez. Shfaqjen franceze “B+B=BB”, sikur mos ta vrisnin para 25 viteve do të mund ta shikonte mbrëmë edhe Adriana Abdullahu. E vrasësi para 25 viteve nuk e ka shënjestruar Adrianën ashtu thjesht, vrasësi e ka urryer deri në vrasje një shqiptare që feston, një artiste premtuese. Nuk ka qëlluar mbi Adrianën, por ka qëlluar mbi rrethanën e saj shoqërore, mbi rrethinën e saj festive. Sikur të mos vritej Adriana para 25 viteve, do të ishin të panumërta shfaqjet ku ajo tashmë ka luajtur role e çmimet me të cilat tashmë është shpërblyer”, ka thënë Kurti.

Ai shtoi se gjeneratat e reja duhet të kenë mundësinë e njohjes së shembujve të mirë të dëshirës dhe dashurisë për të krijuar edhe në kohërat më të vështira.

“Ky është mësimi më i madh që na jep Adriana. Ajo na rikujton që arti dhe kultura ndonëse zhvillohen në kohë, nuk varen prej kohës. Na kujton që arti dhe kultura janë thelbi i rezistencës së popujve të shtypur që duan dhe arrijnë lirinë. Institucionet e Kosovës po përkujdesen vazhdimisht për të siguruar që figurat tona të artit dhe kulturës të nderohen”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori