Draft rezoluta e sponsorizuar nga SHBA për armëpushimin e Gazës nuk ka kaluar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo ka votuar kundër rezolutës në selinë e OKB-së në Nju Jork.
Rreth 11 vende votuan pro rezolutës, një vend abstenoi, ndërsa tre vende votuan kundër – Rusia, Kina dhe Algjeria.
Dhe pasi Kina dhe Rusia janë anëtarë të përhershëm të këshillit, votimi dështoi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Linda Thomas-Greenfield, ambasadorja e SHBA-së në OKB, tha para votimit se SHBA, së bashku me Egjiptin dhe Katarin, po “punojnë gjatë gjithë kohës” për një marrëveshje që “do të na ndihmojë të adresojmë krizën e tmerrshme humanitare”.
Ajo tha se negociatat ishin “të afërta, por jo ende te caku për fat të keq”.
Ajo shtoi se rezoluta “do të na afrojë më shumë me atë marrëveshje dhe do të na ndihmojë ta lehtësojmë atë vuajtje”.
Por i dërguari i Rusisë në OKB u bëri thirrje vendeve që të mos mbështesin rezolutën, duke e quajtur atë një “ushtrim retorikë boshe”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ukraina do të përfitojë nga asetet e ngrira ruse në vendet e BE-së – sa para në vit do të transferohen në Kiev?
Rruga e drejtë më e gjatë në botë dhe pa asnjë kthesë është 240 km: Ajo është e mërzitshme për tu vozitur dhe gjendet në Azi
Vuçiq: Amendamentet malazeze për rezolutën për Srebrenicën luajtën një rol shumë të ndyrë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251