Ministria e Ekonomisë nënshkruan marrëveshje me IFC për zhvillimin e ankandit të erës
Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) kanë nënshkruar marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli theksoi se ky projekt shërben në krijimin e një sektori më të sigurt të energjisë në rast të sfidave që mund të hasen në këtë drejtim. Derisa ajo këtë vit e ka vlerësuar ‘si fantastik në aspektin e energjisë’.
“Viti 2024 ka qenë fantastik për energjinë në Kosovë. Sot po nënshkruajmë marrëveshjen me Korporatën Ndërkombëtare Financiare (IFC) për zhvillimin e ankandit të radhës të Republikës së Kosovës, ankandin tonë të parë të erës”, theksoi ajo.
Po ashtu ajo tha se kanë paraparë në këtë projekt një komponent të partneritetit publiko-privat. “Ky është një shembull që do të ndiqet edhe në projektet tjera në të ardhmen, është mënyrë që në rast të krizave që mund të përjetojmë të kemi edhe një sasi të energjisë të prodhuar në publike për të ndërhyrë më lehtë”, tha Rizvanolli.
Në anën tjetër, edhe menaxheri Regjional, IFC, Nicolas Marquier deklaroi se ky projekt është i rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251