LAJMI I FUNDIT:

Vdes 54-vjeçari në Prishtinë, policia nis hetimet

Vdes 54-vjeçari në Prishtinë, policia nis hetimet

Një 54-vjeçar ka humbur jetën sot (enjte) në Prishtinë. Rrethanat ende mbeten të paqarta.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka deklaruar për Telegrafin se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një person mashkull, 54 vjeç. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti.


Tutje, Ahmeti ka njoftuar se rasti është cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

“Aktualisht, policia në koordinim me Prokurorinë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.” – ka vijuar ajo./Telegrafi/