LAJMI I FUNDIT:

Alibeaj akuzon mazhorancën dhe një pjesë të opozitës për pazar në kurriz të reformës zgjedhore

Alibeaj akuzon mazhorancën dhe një pjesë të opozitës për pazar në kurriz të reformës zgjedhore

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, është shprehur se Parlamenti i Shqipërisë duhet të nxjerrë ditën e sotme në rendin e ditës produktin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Komentet Alibeaj i bëri gjatë fjalës së tij në Kuvend, ku tha se sot, si dita e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Parlamenti nuk duhet të heshtë.

Ai tha gjithashtu se PD ka propozuar në Komision lista të hapura, Shqipëria një zonë elektorale, votim dhe numërim elektronik dhe votën e diasporës.


Alibeaj në përfundim tha se heshtja nga palët (PS dhe Rithemelimi) për këtë çështje, është Pazar.

“Duhet të jetë një Parlament me normalitet real. Anormaliteti vijon teksa Parlamenti sot hesht kur është dita e fundit e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Ky Parlament duhet të nxjerrë sot në rendin e ditës produktin e Komisionit, që është projektligji i propozuar nga PD disa muaj më parë.

Ne kemi propozuar listat e hapura, Shqipëria një zonë zgjedhore, votim dhe numërim elektronik, votën e diasporës, etj. Sot të marim pak kurajo dhe të votojmë, edhe kundër.

Të pranojmë që nuk duam listat e hapura, që kanë frikë nga vota e diasporës. Të pranojnë që do i dhurojnë Ramës 6 mandate në tavolinë dhe ta lënë të fitojë edhe 2025.

Heshtja është Pazar në kurriz të shqiptarëve, për të mbrojtur listat e mbyllura. Kanë një frikë, frikën nga drejtësia. Deputetë që kanë frikë ndaj qytetarëve. Njofto që është depozituar projektligji nga PD dhe fute në procedurë, e lëria njerëzve pastaj të gjykojnë”, tha Alibeaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori