Shkencëtarët kanë zbuluar kafkën e një delfini gjigant të lumit, specie kjo e cila mendohet të jetë zhdukur nga oqeani dhe ka kërkuar strehim në lumenjtë e Perusë 16 milionë vjet më parë.
Lloji i zhdukur ishte i gjatë deri në 3.5 metra, duke e bërë atë delfinin më të madh të lumit të gjetur ndonjëherë.
Bëhet e ditur se zbulimi i kësaj specie të re nxjerr në pah rreziqet e mundshme për delfinët e lumenjve të mbetur nëpër botë, të cilët do të përballen me kërcënime të ngjashme zhdukjeje gjatë 40 viteve të ardhshme, sipas autorit të hulumtimit të botuar në Science Advances.
Ndryshe, Aldo Benites-Palomino zbuloi fosilin në Peru në vitin 2018, por dokumenti kërkimor u vonua nga pandemia, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Ai së pari vuri re një pjesë të fosilit, vetëm një fragment të nofullës së tij.
“E njoha sapo pashë bazat e dhëmbëve. Unë bërtita, ky është një delfin. Nuk mund ta besoja”, tha Benites-Palomino.
Ky zbulim u cilësua si intrigues edhe nga drejtori i departamentit të paleontologjisë në Universitetin e Cyrihut, Marcelo R Sancez-Villagra.
Fosili thuhet të jetë i jashtëzakonshëm për madhësinë e tij, por edhe për faktin që nuk ka lidhje me delfinët e lumenjve të ditëve të sotme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Pse Hungaria dhe Italia votuan kundër posteve kryesore të BE-së?
Deklaratat e pavërteta të Bidenit dhe Trumpit në debatin e parë presidencial
Obama për debatin presidencial: Përballje mes dikujt që e thotë të vërtetën dhe dikujt që gënjen për përfitime
Pikëpyetjet e zgjedhjeve të Francës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë Bidenin si kandidatë të demokratëve për president
Çfarë do të ndodhte nëse Biden do të vendoste të tërhiqej nga gara për president?
Ku dhe si i gjeti policia kamerat në veri?
Njeriu më i zgjuar në botë: Kështu jeton Christopher Langan i cili është personi më inteligjent në planet
Morën vendime të gabuara, dy gjyqtarë largohen nga Euro 2024
Nagelsmann bëhet i pamëshirshëm, pritet ta largojë nga formacioni superyllin për ndeshjen ndaj Danimarkës