LAJMI I FUNDIT:

Bardhi merr në menaxhim Instagramin, kthehet me një dedikim për Sarën: Je arsyeja që unë marrë frymë

Bardhi merr në menaxhim Instagramin, kthehet me një dedikim për Sarën: Je arsyeja që unë marrë frymë
Foto: Screenshot/Instagram

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 3, Bardhi, duket se ka marrë nën menaxhim sërish Instagramin e tij.

Ai njoftoi se do të hapë një të ri pasi ky ishte në kontroll të Jetmir Agajt, me të cilin disi kishte prishur raportet.


Sidoqoftë, artisti i njohur tregon se është kthyer dhe se ka pasur nevojë për pak pushim.

Foto: Screenshot/Instagram

Reperi nga Kumanova po ashtu i bën një dedikim partneres së tij, Sara Gjordenit, me të cilën u njoh në këtë reality shou.

E vërteta e marrëdhënies mes Bardhit dhe menaxherit të tij, flet Sara: Komentet thonë se unë ia kam shkatërruar edhe karrierën
Lexo po ashtu E vërteta e marrëdhënies mes Bardhit dhe menaxherit të tij, flet Sara: Komentet thonë se unë ia kam shkatërruar edhe karrierën

“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak pushim”, tha ai.

View this post on Instagram

A post shared by BARDHI (@bardhi)

Këngëtari shtoi: “Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë. E ti Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marrë frymë”.

Bardhi doli me vetë-dëshirë nga Big Brother pasi iu kumtua lajmi se nëna e tij ishte e sëmurë. /Telegrafi/

View this post on Instagram

A post shared by BARDHI (@bardhi)