LAJMI I FUNDIT:

Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Diferenca prej 27 vitesh nuk është pengesë për dashurinë e tyre: Të gjithë mendojnë se është nëna ime, por mua nuk më intereson

Ai është 23 vjeç, ajo 50. Shumica kur i shohin mendojnë se janë nënë e bir, por nuk e kanë problem.

Mickey Swearington dhe Cheri Salinas nga Teksasi po shijojnë dashurinë e tyre ndërsa flasin hapur për diferencën e tyre të madhe në moshë në rrjetet sociale.


“Sinqerisht, nuk di si të reagoj kur njerëzit mendojnë se Cheri është nëna ime”, shpjegon i riu.

Ai u takua me të dashurën në Tinder. Ai tregon se femrat në moshë i kanë pëlqyer gjithmonë, por nuk ka takuar kurrë një person si Cheri.

Pas takimit të parë, ata nuk kanë dashur të ndahen dhe kanë ndjerë se ishte dashuri e vërtetë, transmeton The Sun.

Së shpejti, ata vendosën të njoftojnë familjet e tyre se ishin në një lidhje.

Mamasë së Mickeyt iu desh kohë që të mësohej me këtë risi, por pasi kaloi kohë me Cherin, ajo ndjeu një lidhje mes tyre.

Nga ana tjetër, Cheri mori mbështetjen e familjes së saj, duke përfshirë djalin e saj moshatar me Mickey.

“Në fillim mamaja ime mendonte se gratë e moshuara do të përfitonin nga unë. Më pas ajo u takua me Cherin dhe kuptoi sa të lumtur ishim bashkë. Kur futesh në një lidhje të tillë, e di që do të jetë e vështirë, por ne nuk na intereson se çfarë thonë njerëzit”, thotë Mckey.

Cheri tregon se pasi e takoi atë në Tinder, ajo ishte e etur për të takuar Mickey. Ajo shton se ai ishte pikërisht ajo që i duhej në jetën e saj.

“Pasi burri im ndërroi jetë, m’u desh pak kohë që të pranoja të dilja, veçanërisht sepse kuptova se më tërhiqnin djemtë më të rinj”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

A mund ta gjeni brenda 10 sekondash, kaktusin e fshehur në mesin e dhjetëra llojeve të ndryshme të luleve?

Interesante
Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Arka e vetëshërbimit të zinxhirit amerikan shkaktoi të qeshura

Fun
Kërkim faljet më të çuditshme

Kërkim faljet më të çuditshme

Fun
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Kalo në kategori