LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, nënshkruhet marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve

Ndërtimi i linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, nënshkruhet marrëveshja me Bankën Evropiane të Investimeve

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si dhe zëvendëspresidenti i Bankës Evropiane të Investimeve, Kyriakos Kakouris nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ishte i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.

“Nënshkruam marrëveshjen me Bankën Evropiane të Investimeve, një tjetër partner me qeverinë shqiptare në projektin tonë madhor të ndërtimit të linjës hekurudhore Vorë-Hani i Hotit”, u shpreh ministrja Balluku.


Zv/kryeministrja e cilësoi ndërtimin e kësaj linje prej 120 kilometrash, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe rajonin.

“Do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, por edhe të mallrave”, shtoi Balluku.

Pas Tiranë-Durrës me degëzim në Rinas, ministrja Balluku bëri të ditur se segmenti Vorë-Hani i Hotit është projekti i dytë madhor i qeverisë shqiptare në transportin hekurudhor.

“BEI mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm për jetësimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore e hekurudhore”, deklaroi Balluku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori