LAJMI I FUNDIT:

Emëroi drejtor shkolle jashtë rregullave, dorëzohet aktakuzë ndaj Ramiz Merkos

Emëroi drejtor shkolle jashtë rregullave, dorëzohet aktakuzë ndaj Ramiz Merkos

Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për punë të papërgjegjshme.

Siç njoftojnë nga prokuroria, në fund të janarit 2022, Merko ka shkelur me vetëdije rregulloren dhe ka emëruar drejtor në një shkollë jashtë rregullores. Gjegjësisht, ushtruesi i detyrës së drejtorit nuk ishte në mesin e të punësuarve siç e kërkon ligji. Me këtë Merko ia mundësoi që për 19 muaj të jetë drejtor shkolle.

“I akuzuari, si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, me 31.01.2022 me dashje ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm me rastin e emërimit të ushtruesit të detyrës së drejtorit në shkollën fillore komunale në fshatin Labunishtë. Me këtë ka marrë vendim dhe ka emëruar një person i cili nuk ka qenë i punësuar, siç parashikohet në nenin 118 të Ligjit për arsimin bazë dhe nuk ka pasur përvojë adekuate të punës në punë edukativo-arsimore siç parashihet në nenin 109 të Ligjit”.


“Kështu, i akuzuari ka bërë të mundur që personi të emërohet në detyrë dhe t’i paguhet paga si ushtrues detyre drejtor për 19 muaj, i cili i ka shkaktuar shkollës dëm në shumën totale të pagave dhe kontributeve të paguara në mënyrë të pabazuar”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/