Ish-kryetari i Kaçanikut nga radhët e PDK-së, Xhabir Zharku, nuk ka dashur të komentojë për vendimin e Departamentit amerikan të Shtetit, që e futi në listën e zezë të tyre, shkaku i aferave korruptive. Njohës të çështjeve politike vlerësojnë se kjo listë mund të zgjerohet.
Gjatë pati problem me ligjin ish-kryetari i Kaçanikut, Xhabir Zharku e ato duket se i janë shtuar.
Shkaku i aferave korruptive, ish-zyrtari i PDK-së, është futur në listën e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit.
Por, një ditë pas këtij vendimi, Zharku nuk ka dashur të flas për këtë për Dukagjinin, madje duke ofenduar me arsyetimin ‘se kur ishte shpall i pafajshëm nuk u kontaktua nga askush’.
Megjithëkëtë, Zharku, i kishte shpëtuar drejtësisë në Kosovë dhe akuzave për korrupsion, vetëm pasi lënda ndaj tij ishte parashkruar sepse ishte arratisur nga vendi, duke ikur në Suedi pasi ishte dënuar për detyrim dhe armëmbajtje pa leje.
Gjithashtu, një lëndë tjetër për korrupsion i ishte refuzuar nga Gjykata e Ferizajt, shkaku i parashkrimit.
Prokuroria kishte dyshim të bazuar se sa ishte kryetar i Kaçanikut në 2008-ën, në mënyrë të paligjshme kishte lejuar ndërtimin e një objekti për banim kolektiv në pronë të komunës duke shkelur ligjin.
Sipas profesorit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit, vërteton se me gjithë parashkrimin e këtyre lëndëve, drejtësisë amerikane është vështirë t’i ikësh.
“Kjo vlen edhe për ata që janë aktualë edhe potencialë të mundshëm. Gjithmonë duhet me ditë që është dikush që ju përcjell, dhe njëfarë mënyre radari i tyre është më i fuqishëm se drejtësia vendore për momentin. Mirëpo urdhëresa presidenciale që ka të bëjë me listën e zezë nuk kufizohet më vetëm në krim dhe korrupsion, por edhe në elemente që e dëmtojnë politikën e jashtme dhe të sigurisë amerikane, që i bie të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor që nuk i zbatojnë marrëveshjet ndërkombëtare apo nuk i shërbejnë paqes edhe ata mund të futen në listën e zezë”, tha Arifi.
Po nga Ballkani Perëndimor, pos Zharkut, në këtë listë të sanksioneve kanë përfunduar edhe një politikan nga Maqedonia e Veriut dhe gjithashtu ish-kryeprokurorja Speciale e këtij shteti, Katica Janeva.
Ndërkohë, i fundit shtetas kosovar që u fut në këtë listë të zezë, është Nexhat Krasniqi – ish-drejtor i Departamentit të Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?