Parsons: Jam krenar që flamuri i Kosovës do të valoj në Lojërat Paralimpike “Paris 2024”
Komiteti Paralimpik i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot (e martë) konferencë për media, në konkludim të vizitës së presidentit të Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar në Kosovë, Andrew Parsons.
Presidentja e KPK-së, Njomza Emini u shpreh e lumtur për vizitën e Parsons në Kosovë, teksa theksoi që kjo vizitë e realizuar pak muaj pas anëtarësimit në këtë komitet, është dëshmi shtesë e mbështetjes që Kosova po pranon në arenën ndërkombëtar.
“Vizita e Parsons në Kosovë është sinjal i qartë i mbështetjes, reflektim për punën dhe përkushtimin e komitetit tonë, por edhe mesazh për këdo në botë që ne jemi të barabartë dhe meritojmë trajtim të tillë”, theksoi Emini.
Ajo shtoi që njëtrajtësisht me rritjen e privilegjit, është rritur edhe përgjegjësia e KPK-së, përderisa sivjet, Kosova do të shënojë debutimin në garën më të madhe ndërkombëtare të para sportit, Lojërat Paralimpike Botërore “Paris 2024”.
Në anën tjetër, presidenti Parsons falënderoi presidenten Emini për mikpritjen e ngrohtë. Ai vlerësoi lartë takimet me nivele të ndryshme të qeverisjes dhe tha që nga kjo vizitë tri ditore, ka kuptuar shumë për sfidat me të cilat përballët Komiteti Paralimpik në Kosovë.
“Unë jam krenar, e ashtu duhet të jeni edhe ju, përderisa për herë të parë do e shihni edhe flamurin tuaj në ceremoninë hapëse të Lojërave Paralimpike Botërore, më 28 korrik në Paris. Është nder edhe për ne ta shohim flamurin tuaj duke u valvitur”, tha Parsons.
Ai theksoi që vizioni i parasportit në Kosovë nuk është vetëm paralimpizmi, por përdorja e sportit për krijimin e një bote gjithëpërfshirëse.
Në këtë konferencë, rreth para sportit dhe vizitës së Parsons në Kosovë folën edhe nënkryetari i Komitetit Paralimpik, Daut Tishukaj dhe Anton Nrecaj, kryetar i Federatës së Paranotit.
Gjatë vizitës tri ditore, nën koordinimin e Komitetit Paralimpik të Kosovës, presidenti i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar ka zhvilluar takime me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun, si dhe me para atletë e partnerë të para sportit.
Ndryshe, Komiteti Paralimpik i Kosovës, rreth gjashtë muaj më parë është anëtarësuar në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar. Sivjet, para sportistët kosovar do të debutojnë në lojërat ndërkombëtare duke marrë pjesë në Lojërat Paralimpike Botërore, që do të zhvillohen në Paris. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Armend Thaqi për finalen ndaj Prishtinës: Luftojmë për t’ia sjell Ballkanit trofeun e parë të Kupës së Kosovës
Voska Sport pranë historisë, kërkon trofeun e parë të Kupës kundër Tikveshit
Toni Kroos njofton ma anë të një deklarate emocionuese vendimin tronditës për t’u pensionuar nga futbolli
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251