LAJMI I FUNDIT:

Shëngjin, mbytet në ujin e shatërvanit 2-vjeçari afgan

Shëngjin, mbytet në ujin e shatërvanit 2-vjeçari afgan

Një 2-vjeçar afgan është mbytur aksidentalisht në ujin e shatërvanit të kompleksit ku ishte akomoduar përkohësisht në Shëngjin.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme teksa i mituri ka qenë duke luajtur.


Tv Klan raporton se 2-vjeçari është vënë re nga disa persona që e kanë nxjerrë nga uji, por fatkeqësisht nuk kanë mundur të bënin asgjë pasi i mituri kishte ndërruar jetë.

Grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat.