LAJMI I FUNDIT:

Tragjedia në Rahovec, familjari i viktimave: Dyshohet se zjarri erdhi nga priza ku ishte adapteri i telefonit

Tragjedia në Rahovec, familjari i viktimave: Dyshohet se zjarri erdhi nga priza ku ishte adapteri i telefonit

Burrë e grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Kushtrim Zekaj, familjari i çiftit tashmë të ndjerë për televizionin publik ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.


Ai tregon se çifti i të moshuarve kanë jetuar vetëm pasi që djemtë i kanë pasur në mërgim derisa vajzat të martuara.

“Nusja e cila është në Gjermani ka provuar të kontaktojë në telefon me të moshuarit por nuk ka mundur. As në kamera nuk ka mundur t’i vërejë. Më pas ka lajmëruar një fqinje në Kosovë për të parë se çfarë ka ndodhur”.

Gjenden të vdekur burrë e grua në Rahovec, dyshohet se u asfiksuan
Lexo po ashtu Gjenden të vdekur burrë e grua në Rahovec, dyshohet se u asfiksuan

“Nusja e familjes sonë ka shkuar t’i shohë çiftin dhe pasi e ka parë që dera ishte e mbyllur, është futur nga dritarja por që e ka gjetur të vdekur çiftin”, ka deklaruar Kushtrim Zekaj.

Ai thotë se dyshimet janë që fillimisht ka marrë zjarr adapteri i telefonit, më pas është përhapur tymi që duket se ka qenë fatal për të moshuarit.

“Vatra e zjarrit ka ardhur nga prizës ku ka qenë i vendosur mbushësi i telefonit dhe më pas janë djegur mobiliet. Në luftë me zjarrin ata duket se janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën”.

Familjari i të ndjerëve thotë se Policia ka ardhur posa janë njoftuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Kurti i ftoi në një darkë pune për të hënën, a do t'i shkojnë në takim krerët e PDK-së, LDK-së e AAK-së?

Besnike Salihu
Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Aurora – fenomeni i rrallë natyror ndriçoi edhe qiellin e Kosovës

Lajme
A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

A do të ketë dënime për ata që nuk regjistrohen - çfarë thonë nga ASK-ja?

Elfije Boletini
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Implantet dentare a janë zgjidhje e përhershme për rregullimin e dhëmbëve –  flet stomatologu Hoxha

Shëndetësi
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori