Gjatë ditës së diel qytetarët e Gjakovës janë shqetësuar nga prerja e disa pishave dhjetëvjeçare në afërsi të stacionit të autobusëve.
Reagime ka pasur edhe nga partia opozitare në këtë komunë, Lëvizja Vetëvendosje.
LVV ka akuzuar kryetarin Ardian Gjini për degradim të ambientit.
“Komuna e Gjakovës me në krye Ardian Gjinin, pas degradimit urbanistik të secilës lagje të qytetit me ndërtime të cilat i shohim çdo ditë e dimë se si bëhen, pas fenomenit të murosjes së rrugëve e parqeve të qytetit sipas “shijes” së atij që është njeri që e ka parë botën siç thotë shpesh vet, tani po vazhdon edhe me eliminimin final të atyre pak hapësirave të gjelbra të mbetura në qytetin tone”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Sipas LVV-së, aktet e sotme të prerjes së këtyre drunjve tek Stacioni i Autobusëve, janë akte të pa pranueshme dhe denigruese për këtë qeverisje lokale e cila po e shfrytëzon pushtetin e saj në dëm të interesave të banorëve të Komunës së Gjakovës.
Mirëpo ka reaguar edhe Stacioni i Autobusëve në Gjakovë, i cili ka shpjeguar pse është bërë prerja e këtyre drunjve.
“Prerja e pishave në afërsi të stacionit të autobusëve është bërë për shkak se të njëjtat kanë qenë të kalbura dhe kanë paraqitur rrezik për kalimtarët. Gjithashtu stacioni i autobusëve planifikon renovim dhe jemi duke e përgatitur terrenin për një gjë të tillë”, thuhet në reagim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Vrasja e Liridona Ademaj, sillet në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Guardiola emëron klubin i cili mund ta ndalojë Man Cityn të fitojë Ligën e Kampionëve
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?