LAJMI I FUNDIT:

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, Vuçiq: Pres lajme të këqija

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, Vuçiq: Pres lajme të këqija

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pritur sot rreth njëqind nxënës serbë nga Kosova të cilët shkuan për vizitë në Beograd.

Vuçiq u shpreh se do të ndryshojë qasjen në dialogun me Kosovën.

Ai u shpreh se në ditët në vijim e presin lajme të këqija Serbinë, dhe kjo ka të bëjë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruajnë mediat serbe.

“Do t’ua shpjegoj se si na mashtruan disa të ashtuquajtur miq dhe na gënjyen në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. U thamë se çfarë do të ndodhë nëse kjo ndodh, sepse ata mendojnë se kanë të drejtë të zbatojnë marrëveshjen në mënyrë mashtruese.

Do të jetë shumë e vështirë për ne, sepse qëllimi i dikujt është që të shtyjë popullin serb sa më larg Kosovës dhe t’u sigurojë legjitimitet e ligjshmëri të plotë veprimeve të atyre që i dëbojnë serbët. Është vetëm një pjesë e asaj që na pret”, tha Vuçiq.

Gjatë vizitës së nxënësve serb nga Kosova në Beograd, Vuçiq iu drejtua duke iu thënë atyre se ata duhet ta kenë “vetëm një kryeqytet”.

“Ju e dini se ky është vendi juaj dhe se e keni vetëm një kryeqytet, dhe ai është Beogradi”, iu tha presidenti serb.

Vuçiq nuk harroj të përmend edhe Banjskën dhe sulmin që ndodhi atje më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Presidenti serb e cilësoi Banjskën si vend heroik.

“Faleminderit edhe nga Banjska heroike, të cilën po mundohen ta shpallin si vend të së keqes, duke mos ditur se sa vuajtje dhe të këqija i kanë shkaktuar edhe popullit tonë në veri”, tha Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Nikçi për operacionin kundër fajdexhinjve: Viktima e paraqiti vet rastin

Siguri
Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Mospranimi i fajësisë nga i akuzuari për krime lufte në Prizren sjell tensione në sallën e gjykimit

Drejtësi
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Krimet e luftës, rrëfehet nëna e djemve të vrarë: Shkuan në mal dhe Milosh Pleskoviq i mbyti

Drejtësi
Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Shkon në shtatë numri i fajdexhinjve të arrestuar, reagon Sveçla: Toleranca ndaj fajdes dhe haraçit ka përfunduar

Siguri
Kalo në kategori