LAJMI I FUNDIT:

“U ngrenë kurthe me femra”- Laci: Si po eliminohet grupi i Niklës

“U ngrenë kurthe me femra”- Laci: Si po eliminohet grupi i Niklës

Gazetari Dritan Laci është shprehur se po tentohet të eliminohen anëtarët e grupit të Niklës, gjë që sipas tij, do të çonte në pamundësi për zbardhjen e shumë ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri, duke nisur nga vrasja e bankierit Artan Santo te zhdukja e Enver Stafukës dhe vrasja e Bardhok Pllanajt.

Komentet Laci i bëri në Euronews Albania, ku tha se një grup qitësish po i ndjek këmba këmbës anëtarët e grupit të Niklës për t’i vrarë, madje sipas tij, njërit prej tyre i kanë bërë edhe 2 atentate.

Ai shtoi gjithashtu se mes metodave për të arritur te anëtarët e këtij grupi kriminal, janë edhe ato të kurtheve të ndryshme përmes femrave, etj.


Vrasja e Gentjan Bejtjas, FNSH “blindon” Fushë-Krujën - ngrihen postblloqe në akset nacionale
Lexo po ashtu Vrasja e Gentjan Bejtjas, FNSH “blindon” Fushë-Krujën - ngrihen postblloqe në akset nacionale

“Nga eleminimi i bandës së Niklës, ne do të jemi në pamundësi për të zbardhur ngjarjet e rënda në disa vende në Shqipëri. Njërit për shembull i kanë bërë dy atentate të rënda. Shpresojmë të mos i bëjnë edhe një të tretë që të mos jetë ai viktima e radhës. Mesa duket është një grup që po i ndjek, një grup qitësish që po i ndjek këmba këmbës për t’i hequr qafe.

Po përdor të gjitha mënyrat, duke i futur femra apo duke i futur në kurthe e me radhë. Ka ngjarje shumë të rënda duke filluar nga Santo, nga Enver Stafuka, nga një ngjarje e rëndë që ka ndodhur në Lezhë, nga vrasja e Bardhok Pllanajt, e me radhë, të cilat nëse ky grup shkon drejt eliminimit të plotë, këto ngjarje nuk do të zbardhen më kurrë.

Shteti nuk është interesuar fare që hajde ta gjejmë këtë Gentjan Bejtjan se ndoshta e bëjmë të penduar, i shpëtojmë jetën. Ai aty ka qenë, në një qytet në veri të vendit”, tha Laci.