LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Gentjan Bejtjas, FNSH “blindon” Fushë-Krujën – ngrihen postblloqe në akset nacionale

Vrasja e Gentjan Bejtjas, FNSH “blindon” Fushë-Krujën – ngrihen postblloqe në akset nacionale

Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i vdekur, Gentjan Bejtja, Policia e Krujës e mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur postblloqe në akset nacionale që përshkojnë këtë rreth.

Sipas informacioneve paraprake theksohet se këto postblloqe vijnë fill pas vrasjes së Gentjan Bejtjes dhe në fokus të tyre është parandalimi i ngjarjeve të tjera kriminale, ndalimi i personave në kërkim dhe personave që lëvizin me armë apo sende të kundërligjshme.


U ekzekutua në oborrin e banesës së tij, saga e atentateve ndaj ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja
Lexo po ashtu U ekzekutua në oborrin e banesës së tij, saga e atentateve ndaj ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja

Policia ka kryer kontrolle të shumta të makinave dhe drejtuesve të tyre në këto akse në mënyrë që parandalojë ngjarjet të mundshme kriminale apo që të gjejë lidhje të mundshme me ngjarjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja.

Sa i përket kësaj ngjarjeje kanë dalë në dritë detaje të reja, ku sipas korresposdentëve tanë, Bejtja ishte kthyer nga jashtë vendit, ku ka dhe gruan dhe fëmijët vetëm një natë para atentatit. Gjatë natës forcat e policisë kontrollet i kanë përqendruar në zonën e Niklës nga ku dyshohet se janë atentatorët.

Ekzekutimi i Gentjan Bejtja, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje, si u vra 43-vjeçari
Lexo po ashtu Ekzekutimi i Gentjan Bejtja, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje, si u vra 43-vjeçari

Burime të pakonfirmuara pohojnë se janë shoqëruar disa persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, mes të cilëve edhe Valter Bami, një tjetër personazh i njohur i botës së krimit, i arrestuar për ngjarjen e 4 korrikut 2023, ku mbeti i vrarë kunati i Bejtjes e u plagosën dy djemtë e tij.

Familjarët e 43- vjeçarit të vrarë nuk kanë bashkëpunuar me policinë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga kqyrja e vendit rezultoi që të jenë shkrepur së paku 30 plumba.

Pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, makina e autorëve u gjet e djegur rreth 5 kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Hasan, ndërsa brenda ishin edhe 4 kallashnikovë të djegur të cilët dyshohet se janë përdorur nga ekzekutorët për atentatin./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori