LAJMI I FUNDIT:

“Djali im ka abuzuar me femra për vite me radhë dhe nuk përballet me pasojat” – flet nëna e Jerome Boateng, akuzon rëndë të birin

“Djali im ka abuzuar me femra për vite me radhë dhe nuk përballet me pasojat” – flet nëna e Jerome Boateng, akuzon rëndë të birin

Gazeta e njohur gjermane Spiegel mori letrën që nëna e Jerome Boateng i dërgoi një avokati nga Berlini pas tragjedisë që goditi Gjermaninë tre vjet më parë.

Jerome Boateng u përball me një tragjedi të madhe në fillim të vitit 2021 kur, vetëm pak ditë pas ndarjes, ish e dashura e tij Kasia Lenhardt kreu vetëvrasje.


Ajo e bëri këtë në shtëpinë e tyre, dhe tani Spiegel publikoi një letër nga nëna e tij, e cila akuzonte djalin e saj për abuzim me femra dhe zbuloi gjëra tronditëse.

“Djali im prej vitesh ka abuzuar mendërisht dhe fizikisht gratë. Tani Kasia Lenhardt i ka marrë jetën vetes dhe ende nuk po përballet me pasojat e sjelljes së tij”, thuhet në letrën e nënës së Boateng, e cila ka denoncuar djalin e saj te avokatët.

Jerome Boateng shpallet fajtor për sulm fizik ndaj ish- të dashurës, por i shpëton burgut
Lexo po ashtu Jerome Boateng shpallet fajtor për sulm fizik ndaj ish- të dashurës, por i shpëton burgut

Spiegel tani zbulon se një avokat nga Berlini, i cili ka punuar në këtë çështje, konfirmoi se Kasia Lenhardt donte të raportonte Boatengun në polici pak para vdekjes së tij, por se ajo përfundoi duke kryer vetëvrasje.

Gjatë gjithë kësaj kohe, gjermani vazhdoi të luajë pa ndalur futbollin.

Ai ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe është dy herë kampion bote me klubin dhe kampion bote me Gjermaninë.

Aktualisht Boateng është anëtar i klubit italian Salernitana dhe ende nuk ka marrë përgjegjësi për veprimet e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

UEFA “zbuloi” një foto të vjetër: Dy shokët do të kenë një sherr të madh në finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori