LAJMI I FUNDIT:

Grabitje sikur në filma në Serbi: Dhjetë hajdutë vodhën 43 mijë dekorata shtetërore

Grabitje sikur në filma në Serbi: Dhjetë hajdutë vodhën 43 mijë dekorata shtetërore

Tetë persona janë arrestuar, ndërsa dy janë në kërkim, nën dyshimin se kanë grabitur krahun e djathtë të Pallatit të Serbisë dhe kanë marrë një dekoratë me vlerë nga zyra në të.

“Në një operacion të gjerë arrestimi të organizuar nga Prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd dhe Drejtoria e Policisë Kriminale, Shërbimi kundër Krimit privoi nga liria tetë persona ndërsa për dy persona Prokuroria e Tretë i ka paraqitur gjykatës propozim për lëshimin e urdhër-arresteve”, thuhet në njoftim.


Sipas kallëzimit penal, deri më tani dhjetë persona në bashkëkryerje nga zyra e dekorimit, e cila ndodhet në krahun e djathtë të SIV-së, kanë kryer vjedhje të rëndë të pasurisë shtetërore, përkatësisht 43 mijë dekorata shtetërore me vlerë jashtëzakonisht të lartë, raporton nova.rs.

Të dyshuarit janë marrë në pyetje, të gjithë kanë paraqitur mbrojtjen e tyre, pas së cilës Prokuroria e Serbisë i ka dorëzuar gjykatës propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për katër persona, dhënien e urdhër-arrestit dhe caktimin e paraburgimit për dy persona, pasi nuk janë në dispozicion të organeve shtetërore dhe ndaj tre personave masa për mbarëvajtjen e procedimit penal.

Prokuroria e Tretë Themelore Publike në Beograd vazhdon me Departamentin e Policisë Kriminale, Shërbimin për Kundër Krimit, punën e mëtejshme për zbardhjen e të gjitha detajeve të ngjarjes në fjalë dhe përcaktimin e identitetit të të gjithë personave që kanë marrë pjesë në këtë vjedhje të rëndë të pasurisë shtetërore për të cilat publiku do të informohet më vonë.

Ndryshe, në mesin e të dyshuarve për vjedhjen është edhe ish-sekretari shtetëror në Ministrinë e Drejtësisë, Slobodan Homen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori