Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Altin Dumani u shpreh sot se “ka një rënie prej 40 për qind të kallëzimeve nga institucionet lidhur me korrupsionin”.
Dumani mori pjesë sot në takimin e parë të një nisme dialogu mes institucioneve dhe aktorëve të politikbërjes, “IDM Morning Briefing”, e organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
Referuar raportimit në Top Channel, Dumani u shpreh se “nga tatimet dhe doganat nuk ka asnjë kallëzim për korrupsion”.
“Tatimet zero kallëzime, doganat zero. A ka apo jo korrupsion aty? Vetëm KLSH herë pas here depoziton kallëzime në Prokurorinë e Posaçme, patjetër Policia e Shtetit që po, por detyra e çdo institucioni është të luftojë korrupsionin”, theksoi Dumani.
Ai informoi se gjatë vitit 2023 janë regjistruar kallëzime sa për tre vite së bashku.
“Duke qenë të vëmendshëm ndaj raportimeve në medie, kryejmë verifikimet tona dhe nga denoncimet që bëjnë politikanë të ndryshëm në medie kemi regjistruar rreth 67 procedime që i përkasin korrupsionit, abuzimit me prokurimet. Për të qenë të ndërgjegjshëm duhet të bëjmë të gjithë, por ne nuk jemi shkopi magjik që të kontrollojmë çdo gjë. Çdo institucion ka bilbilfryrës, audite, mekanizma dhe nuk referojnë”, theksoi ai.
Dumani bëri të ditur po ashtu se krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori, ndërsa siguroi se “detyra e Prokurorisë së Posaçme është të hetojë dhe anëtarët e SPAK janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata”.
Sipas tij, “shqetësimi më i madh është kërcënimi nga krimi i organizuar dhe jo kërcënimi nga politika”.
“Krimi i organizuar ka kërcënuar familjen e një prokurori. Më shqetëson kërcënimi nga krimi i organizuar, jo kërcënimi nga politika. Ne kemi bërë llogari edhe që mos të kthehemi, sepse kjo është detyra jonë të hetojmë. Prokurorët janë imunë, janë të gjithë të përgatitur që t’i përballojnë këto situata, por në fund të fundit e kemi zgjedhur vetë këtë detyre”, tha Dumani.
Sipas tij, SPAK nuk ka bërë gjë tjetër veçse të përmbushë detyrimet kushtetuese si ndaj korrupsionit edhe ndaj krimit të organizuar.
“Pavarësisht se kemi hyrë në vitin e pestë duhet vlerësuar veprimtaria, që do të thotë kemi bërë hetime dhe ngritur akuza ndaj çdo zyrtari pavarësisht pushtetit dhe lidhjeve. Por gjatë katër viteve SPAK ka treguar se ne jemi vetëm në fillimet e punës sonë. Shpresojmë që gjykatat të japin vendime fajësie për akuza të ngarkuara nga ana jonë. Ne kemi patjetër rezultate të suksesshme dhe ky është synimi ynë. Për pesë vitet e ardhshme duhet të besojmë që kemi një institucion të konsoliduar me hetime dhe vendime ndaj të gjitha niveleve. Është e vështirë, por jo e pamundur, por qoftë dhe këto rezultate na stimulojnë dhe na nxisin që të punojmë akoma më shumë”, theksoi ai.
Dumani u ndal edhe te paqartësitë që lidhen me statusin e prokurorisë së Posaçme.
“Mandati është nëntë vjet dhe pas kësaj nuk dihet ku do shkojë një prokuror. Mendoj që kjo është e padrejtë sepse prokurori duhet të shkojë atje ku ka qenë, dhe nga maja e karrierës ta dërgosh prokurorin e Posaçëm në prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm në Shkodër apo nga vijnë kolegët e mi të nderuar, shkakton mungesën e sigurisë”, tha Dumani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje