LAJMI I FUNDIT:

Rripi i ardhshëm i sigurisë pritet t’i përshtatet pasagjerit të çfarëdo madhësie dhe peshe

Rripi i ardhshëm i sigurisë pritet t’i përshtatet pasagjerit të çfarëdo madhësie dhe peshe

Pavarësisht se veturat përpiqen të shmangin ose reduktojnë aksidentet, inxhinierët nuk kanë ndaluar së kërkuari mënyra për të përmirësuar sigurinë pasive në veturë.

Së fundmi, kompania teknologjike ZF ka njoftuar për një prototip të rripit të sigurimit i cili pritet të hyjë në prodhim gjatë vitit 2025.

Sistemi i rripit të ri të sigurimit e bën atë të përshtatshëm për pasagjerë të çfarëdo madhësie dhe peshe, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


Ai është projektuar për të përmbushur kërkesat e planit Vision 2030 që organizata e vlerësimit të sigurisë Euro NCAP publikoi në vitin 2022.

Ato përfshinin “klasifikimin e pasagjerëve dhe monitorimin e zotërimit të automjetit gjatë drejtimit”, duke përmirësuar funksione si hapja e airbag-ut dhe largimin e kufizimeve të rripit të sigurimit, duke e zëvendësuar atë me një që i përshtatet çdo njeriu.

Ndryshe, sistemet e frenimit aktiv “reagues” kanë ekzistuar për më shumë se dy dekada. Nëse sensorët e veturës zbulojnë se një aksident është i pashmangshëm, rripi shtrëngohet në trupin tonë.

Ata ende punojnë mirë, por Euro NCAP dëshiron të zhvillojë rripa edhe më të mirë të cilët e ndryshojnë forcën bazuar në madhësinë dhe peshën e pasagjerit.

Gjithashtu, rripi i ardhshëm i sigurisë mund të marrë parasysh skenarët “jashtë pozicionit” ku pasagjerët mund të rrotullohen ose të mos ulen në një mënyrë që e lejon atë të jetë efektiv. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Mercedes nuk është më “baba” – ka dy kompani të tjera që shesin më së shumti vetura taksie në Gjermani

Mercedes nuk është më “baba” – ka dy kompani të tjera që shesin më së shumti vetura taksie në Gjermani

Auto
Toyota Camry është mbreti i limuzinave në Shtetet e Bashkuara, mbi 830 njësi shiten çdo ditë

Toyota Camry është mbreti i limuzinave në Shtetet e Bashkuara, mbi 830 njësi shiten çdo ditë

Auto
Tani mund të bëheni pronar të këtij Lotus të rrallë

Tani mund të bëheni pronar të këtij Lotus të rrallë

Auto
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre

Auto
A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?

A do të funksionojë bonusi për shoferët në Gjermani, për t'i nxitur ata të blejnë automjete elektrike?

Auto
Këto janë modelet Bugatti Chiron që nuk ia dolën deri në prodhim

Këto janë modelet Bugatti Chiron që nuk ia dolën deri në prodhim

Kalo në kategori