Çdokush mund ta shohë logon e Google, por jo të gjithë e vërejnë “gabimin” që fshihet në të
Kur e shikoni logon e Google, mund të mendoni se është krejtësisht simetrike.
Gjiganti teknologjik ka miliarda përdorues, por jo të gjithë i hedhin një vështrim nga afër logos për ta dalluar “një gabim të fshehur” në të.
Teknikisht nuk është gabim, pasi G është përshtatur për të qenë e papërsosur, por e përsosur për syrin e njeriut, shkruan the Sun, përcjell Telegrafi.
Konsiderohet e papërsosur për shkak të një teknike projektimi të quajtur “overshooting”, e cila përdoret në tipografi. Duke e përdorur këtë teknikë G duket mirë në syrin e njeriut, edhe pse nëse matematikisht e vizatojmë një rreth të plotë afër saj, e vërtetojmë se rrethi aktual i kompanisë nuk është simetrik.
Një përdorues i Reddit e ripërpunoi logon gjë që ngjalli reagime të shumta.
“Krijova një logo realisht simetrike të Google. Si do të ndiheshit nëse kompania do ta përdorte atë?”, shkroi ai në Reddit.
Disa komentues u shprehën se origjinali është më i balancuar optikisht, e disa thanë se tani origjinali duket më keq.
Me sa duket, rol kyç që G të jetë paksa e papërsosur luan faqja e bardhë e internetit. Kjo për shkak se syri i njeriut mund t’i shohë format ndryshe në bazë të sfondit të ngjyrës. Faji mund të jetë edhe që logo është me shumë ngjyra. /Telegrafi/
Created an Actually Symmetrical Google Logo. How would you feel if google used it?
byu/asparadog inlogodesign
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëiPhone Slim po vjen dhe do të jetë modeli më i shtrenjtë në seri
Mësohet koha kur do të dalë GTA VI
Fotot e fshira po rishfaqen përsëri në pajisjet e Apple?
Mbyllja e internetit Starlink në Sudan rrezikon "dënimin" e miliona sudanezëve, paralajmërohet Musk
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore