LAJMI I FUNDIT:

Vetura përplaset me pompën e derivateve, dy persona në gjendje të rëndë

Vetura përplaset me pompën e derivateve, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Një veturë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant.


Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa dy janë në gjendje të rëndë.

Siç shihet edhe nga pamjet, është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë shoferin i cili kishte mbetur i bllokuar në mjetin e shkatërruar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ndërsa raportohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po qarkullonte drejtuesi i automjetit.