Modernizimi i administrimit të tokës për të përshpejtuar zhvillimin e sektorit privat: Rasti i Kosovës
Isolina Rossi, Caleb Travis Johnson dhe Blerta Qerimi
Nëse bëni një shëtitje në Prishtinë, kryeqytetin dinamik të Kosovës, mund të shihni se si ndërtesa të reja po ndërtohen në lagjet komerciale, se tokat e zbrazëta po blihen nga ndërtuesit dhe blloqe të reja apartamentesh po shfaqen në periferi të qytetit. Megjithatë, pas këtij imazhi të suksesshëm fshihet një trashëgimi e pasigurisë, pasi Kosova është ende në proces të qartësimit të pronësisë së tokës dhe pronës gati 25 vjet pas luftës së vitit 1999, në të cilën praktikisht të gjitha të dhënat për tokën në atë kohë u zhvendosën në Serbi.
Që atëherë, Agjencia Kadastrale e Kosovës (AKK) ka bërë përparim të konsiderueshëm në rindërtimin e informacionit të saj kadastral, duke formalizuar së paku 300 000 të drejta pronësie në zonat prioritare siç është Prishtina, ku ka potencial më të lartë për zhvillimin e sektorit privat. Megjithatë, sfidat vazhduan, veçanërisht rreth trashëgimisë dhe mosmarrëveshjeve për tokën që kufizuan numrin e pronave që mund të zyrtarizoheshin. Për shembull, gratë shpesh privoheshin nga të drejtat e tyre të trashëgimisë, duke kontribuar në shkallën e ulët të pronësisë së tyre. Për më tepër, çdo pronë e tokës që u kundërshtua në gjykatë u rendit si e paregjistruar. Rrjedhimisht, pjesa më e madhe e tokës së Kosovës në fakt ishte ngrirë në një gjendje informaliteti.
Krijimi i pronësisë së sigurt të tokës konsiderohet si një gur themeli i zhvillimit të sektorit privat. Qartësia e përdorimit të mbështetur ligjërisht dhe të drejtave të pronësisë është thelbësore për ndërtimin e besimit të investitorëve, përmirësimin e qasjes së qytetarëve në kredi dhe rritjen e qasjes në shërbimet publike. Por, reforma të tilla institucionale dhe rregullative kërkojnë kohë dhe janë të ndikuara nga barriera të ekonomisë politike dhe shoqërore. Për të adresuar këto çështje dhe për të mbështetur administrimin e tokës, është shfrytëzuar një financim për Politika Zhvillimore (DPF) e Bankës Botërore. Ky instrument ka ndihmuar në përshpejtimin e reformave, duke përfshirë zbatimin e Ligjit të ri për Kadastrin i cili ofron udhëzime dhe protokoll të ri për rindërtimin kadastral dhe adreson sfidat që lidhen me kontestet e trashëgimisë dhe kufijve në terren. Për shembull, bazuar në dispozitat e reja të ligjit, mosmarrëveshjet rreth pronësisë do të zgjidhen në bazë të një procesi të ri të thjeshtësuar, i cili nuk do të kërkojë ndërhyrjen e gjykatave, duke reduktuar ndjeshëm kohën që u duhet qytetarëve për të siguruar të drejtat e tyre pronësore.
Tre faktorë ishin vendimtar për suksesin e reformës:
– Sinergjitë ndërmjet reformave të mbështetura nga DPF-ja dhe projekteve të tjera të Grupit të Bankës Botërore ishin kritike për ndërtimin e ekspertizës dhe njohurive mbi procesin e reformës institucionale. Reformat e mbështetura nga DPF u ndërtuan mbi ekspertizën e zhvilluar në kuadër të Projektit të Pasurive të Paluajtshme dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore (REGIP) që synon të rrisë cilësinë dhe disponueshmërinë e administrimit të tokës dhe të dhënave gjeohapësinore;
– Fushatat e ndërgjegjësimit të publikut kanë qenë vendimtare në informimin e qytetarëve dhe bizneseve për shërbimet për tokën në dispozicion të tyre, veçanërisht në mesin e segmenteve të ndjeshme të popullsisë;
– Konsultimet intenzive me një gamë të gjerë aktorësh përcaktuan një kuptim të përbashkët pë atë se si krijimi i sistemeve dhe shërbimeve efikase dhe transparente të administrimit të tokës dhe sigurimi i pronësisë dhe të drejtave të tjera është thelbësor për zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat.
Reformat e lehtësuara nëpërmjet shqyrtimeve të reja ligjore po i hapin rrugën një mjedisi më të favorshëm për zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat. Me pronësi më të qartë të tokës dhe të drejtave pronësore, biznesi do të ketë qasje më të mirë në kredi dhe investime, me tokën që shërben si kolateral. Për më tepër, kuadri i ri ligjor parashikon kërkesa për transparencën e transaksioneve që do të kontribuojë më tej në ofrimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrësit në tregun e pasurive të paluajtshme. Kjo është një arritje thelbësore, që kontribuon në rritjen e besimit të investitorëve. Për më tutje, përmirësimet në dixhitalizimin, automatizimin, zhvillimin e aftësive dhe ekspertizën në lidhje me sistemet e informacionit kadastral do të jenë vendimtare për të maksimizuar ndikimin e reformave. Kosova po përballet me shumë sfida zhvillimore, dhe me mbështetjen e vazhdueshme për reformat e administrimit të tokës. Vendi mund të zhbllokojë potencialin e tij të plotë zhvillimor dhe të krijojë një të ardhme prosperuese dhe të begatë për sektorin privat.
(Isolina Rossi është Ekonomiste për Kosovën në Bankën Botërore; Caleb Travis Johnson është Specialist i Administrimit të Tokës në Bankën Botërore; Blerta Qerimi është Specialiste e Lartë për Sektorin Privat dhe Financiar në Bankën Botërore)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?